INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox/ Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox/ Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 09:50 16-10-2019

Dashi

Një ditë pozitive, ku mund të mendoni për një rikuperim në vendin e punës dhe të gjeni një qëndrueshmëri emocionale. Sa i përket dashurisë, ditët më të mira do të vijnë muajin tjetër, jini të durueshëm.

Demi

Ju mund të zgjidhni, midis të sotmes dhe ditëve të ardhshme, një problem të vogël që u shfaq në punë. Këto ditë keni pasur shumë gjëra për të bërë dhe një tension që ju ka sjellë lodhje të madhe. Sidoqoftë, kjo nuk do t’ju pengojë të keni shumë sukses, i cili do të jetë më i dukshëm sidomos gjatë vitit të ardhshëm.

Binjakët

Ditë pozitive: deri të Premten ju keni Hënën në shenjën tuaj që ju jep forcë të madhe dhe ju ndihmon në marrëdhëniet ndërnjerëzore, raportet dhe dashurinë. Do të jeni fitues.

Gaforrja

Këto ditë mund të rivlerësoni diçka nga e kaluara: mund të jetë edhe një ndjenjë, duke pasur parasysh që në këtë periudhë Mërkuri dhe Venusi ju mbrojnë dhe ju bëjnë të kuptoni se dashuria është e rëndësishme për ju. Sa i përket punës, si zakonisht do të duhet të djersitei për të nxjerrë në pah vlerën tuaj.

Luani

Mundohuni të jeni më akomodues: jeni shumë kritik ndaj atyre që janë rreth jush, përfshirë partnerin tuaj. Ky qëndrim, megjithatë, mund të prishë marrëdhëniet, sepse ndjenjat, si të dashurisë, ashtu edhe të miqësisë, nuk duhet të jenë një konkurrencë për ata që janë më mirë në të.

Virgjëresha

Një ditë pozitive, në të cilën mund të përfitoni për të bërë kërkesa, për të realizuar një projekt ose për të treguar ndjenjat tuaja. Bëjeni këtë gjë sot, sepse në dy ditët e ardhshme mund të keni një rënie të lehtë.

Peshorja

Periudhë luhatëse, me një stres të fortë dhe shumë lodhje në vendin e punës, mbase për shkak të përgjegjësive të reja, por pa shumë kënaqësi ekonomike apo shpërblime personale. Nga ana tjetër, megjithatë, ekzistojnë momente të mira në dashuri: hapet një periudhë shumë intriguese.

Akrepi

Ju jeni në një fazë rikuperimi, falë Venusit dhe Mërkurit në shenjë. Së shpejti do të keni gjithashtu Jupiterin dhe Saturnin e favorshëm, prandaj përpiquni të përballeni me jetën me optimizëm. Në dashuri, nëse akoma nuk e keni gjetur personin e duhur mos e humbni shpresën. Mundohuni të mos mbylleni në një guaskë, por të dilni më shumë, të bëni takime.

Shigjetari

Një ditë pozitive për sa i përket jetës profesionale: mund të vijë një lajm i mirë, veçanërisht nëse jeni të pavarur ose nëse keni një biznes tuajin. Mundohuni të përfitoni nga mundësitë dhe të shfrytëzoni ato sa më shumë.

Bricjapi

Ditë shumë pozitive, përpiquni të përfitoni nga ajo dhe të shfrytëzoni çdo mundësi të pranishme, për të ndjekur idetë tuaja qofshin ato projekte profesionale apo sentimentale. Yjet janë në anën tuaj dhe ju mbrojnë. Mos kini frikë.

Ujori

Jeta profesionale për momentin është në qendër të mendimeve tuaja: dëshironi të largoheni dhe jeni të përqendruar në këtë, edhe sepse ju duhet të rregulloni disa llogari, për t’ju rikthyer parave. Për këtë jeni duke lënë pas dore ndjenjat, duket se nuk keni kohë për dashurinë.

Peshqit

Për ju, që zakonisht jeni sentimentalë, në këto ditë jeta është krejtësisht ndryshe, pasi do të donit të ecnit dhe të jetonit një histori pa përfshirje emocionale! Ndoshta thjesht dëshironi të shkëputeni pak pas atyre që keni kaluar, mos u shqetësoni, është normale.

Article Logic
Execution time: 0.0054941177368164