INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor, surpriza dhe ''ekonomi'' e mirë për këto shenja, hidhini një sy

Horoskopi ditor, surpriza dhe ''ekonomi'' e mirë për këto shenja, hidhini një sy

Publikuar më: 10:19 18-02-2018

Dashi- Marrëdhënia në çift do jetë edhe më e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do flisni lirshëm për gjithçka që iu shqetëson dhe së bashku do arrini te zgjidhni çdo gjë. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni vigjilente dhe të mos kryeni investime shumë të mëdha.

Demi- Ditë shumë e zymtë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Nuk do arrini dot të flisni qetësisht me partnerin dhe mosmarrëveshjet do vazhdojnë të thellohen. Në planin financiar mos i lini pas dore problemet e vogla sepse ato mund të zmadhohen shumë.

Binjakët- Asnjë planet nuk do mund ta turbulloje jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Ju dhe partneri do jeni si një ekip i fortë që mund të përballoni çdo lloj sfide. Në planin financiar situata do jetë më e përshtatshme për te kryer edhe ndonjë investim më tepër sesa zakonisht.

Gaforrja- Edhe për ju kjo dite do jetë mjaft e vështirë. Do keni shumë debate me atë që keni në krah dhe nuk do arrini t’i zgjidhni dot telashet. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri. Do mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Luani- Të dashuruarit do jenë të gatshëm të bëjnë çfarëdo lloj sakrifice vetëm për t’ia kaluar sa më mirë me personat që kanë në krah. Financat do kenë tronditje të mëdha, kështu që matuni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi.

Virgjëresha- Nuk do kuptoheni shumë mirë me atë që keni në krah gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të debatoni, transmeton tvklan. Ju do jeni më kokëfortët në fakt sepse ai do bëjë edhe ndonjë lëshim. Situata financiare do ketë përmirësime, megjithatë nuk duhen bërë menjëherë shpenzime marramendëse.

Peshorja- Do jeni shumë besnike ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe askush nuk do mund t’iu bëjë dot për vete edhe pse do mundohet. Dashuria për atë që keni në krah kalon çdo kufi. Në planin financiar mos bëni asnjë çmenduri sepse do keni probleme serioze.

Akrepi- Do keni shumë rivale në dashuri gjatë kësaj dite kështu që mbajeni pranë partnerin dhe surporizojeni atë gjatë gjithë kohës. Në planin financiar duhet të jeni më të arsyeshëm dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim të tepruar.

Shigjetari- Konfigurimi i yjeve do jetë shumë i mirë sot për jetën sentimentale të çifteve. Do jeni më të dashur dhe më tolerantë me personin që keni në krah prandaj lidhja juaj do marrë një drejtim edhe më pozitiv. Me financat duhet të tregoheni vigjilente sepse situata mund të përkeqësohet ndjeshëm.

Bricjapi- Jeta në çift do jetë shumë e qëndrueshme sot dhe nuk do keni as problemin më të vogël me personin që iu ndodhet pranë. Komunikimi dhe toleranca do vazhdojë të jetë pika juaj më e fortë. Financat do jenë të dobëta për shkak të disa shpenzimeve të detyrueshme që do iu duhet të kryeni.

Ujori- Dita e sotme do jetë një nga më të bukurat e këtij viti. Do kuptoheni më së miri me personin që keni në krah dhe do shihni me optimizëm drejt së ardhmes. Në planin financiar duhet të tregoheni paksa më të matur me shpenzimet që të mos keni probleme serioze.

Peshqit- Ditë pozitive kjo për gjithë të dashuruarit. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël me të. Në planin financiar do jeni me fat dhe do kryeni investimet e nevojshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941