INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi kinez/ Dashuria dhe fati në 2018! Nuk duhet humbur!

Horoskopi kinez/ Dashuria dhe fati në 2018! Nuk duhet humbur!

Publikuar më: 21:50 26-05-2018

Dato Joey Yap, mjeshtri i klasikes “feng shui”, astrologjisë dhe metafizikës kineze ju orienton drejt një viti krejt ndryshe, ku fati dhe dashuria do të vijnë në formën e parashikimit të yjeve për 2018. Cila është shenja me fat? Për cilën nga shenjat nuk do të jetë ky cikli vjetor më i mirë? Zbuloni gjithçka më poshtë! (Sekret: është viti i qenit!)

QENI

Besnik dhe i matur

Si kafsha udhëheqëse këtë vit, do të përfitoni nga energjia e fortë karakterizuese. Një të ardhme premtuese do të kenë ata që do të shfaqin gatishmërinë për të ndërmarrë hapa më me përgjegjësi dhe rreziqe. Më në fund, mund të zbuloni qëllimin tuaj primar dhe të arrini atë çka keni dëshiruar gjithmonë. Analizoni gjithçka ju ofrohet, vetëm mos u tregoni impulsivë. Problemet personale dhe profesionale do t’ju shoqërojnë gjatë rrugës, prandaj është shumë e rëndësishme të tregoheni të qetë dhe të kujdesshëm. Në karrierë do të hasni presione të vazhdueshme, që mund t’ju çojnë në rënie të produktivitetit. Çelësi i zgjidhjes së këtyre problemeve është të qëndroni në gatishmëri dhe optimistë. Mos lejoni të tjerët t’ju shkëpusin nga ambiciet tuaja. Bëni kujdes në fushën e romancës, pasi si çiftet, ashtu dhe beqarët do të përjetojnë një vit jo të këndshëm në këtë aspekt. Materialet metalike do të bëhen pengesë mes jush dhe energjisë tuaj, prandaj përpiquni t’i përdorni minimalisht.

DERRI

Socialë, të sinqertë, guximtarë

Do të merrni shumë lajme të mira këto kohë. Është viti ideal për të shfaqur aftësitë tuaja, ashtu sikurse do të shpërbleheni në mënyrë të majme lidhur me kontributin tuaj. Mund të pësoni një rritje popullariteti, e mos u habisni nëse merrni ftesa për evente të respektueshme sociale. Mos kini turp të shfaqni karakterin tuaj, por njëkohësisht duhet të bëheni edhe selektiv. Mund t’ju lindi dëshira të mbani pranë vetes vetëm miqtë besnikë dhe të sjellshëm. Bëni kujdes me paratë, pasi fillimi i vitit do t’ju përballë me vështirësi financiare, edhe pse me planifikimin dhe kursimin e duhur, mund t’i kapërceni pengesat. Mund të hasni disa vështirësi të vogla në karrierë, por ndihma e kolegëve do të bëjë të kapërceni çdo pengesë. Nëse dikush ju bie në sy, mos u mendoni dy herë! Yjet janë në favorin tuaj, kështu që mos kini frikë të kërkoni për partnerin ideal. Për çiftet, këmbanat e dasmës jehojnë që larg. Mos u përkushtoni në aktivitete ekstreme, por përpiquni të ushtroheni aq sa për të mbajtur veten në formë.

MIU

Mendjemprehtë, të zgjuar, të shkathët

Për ata të cilët kanë një karrierë në fushën akademike, prisni lajme të mira – një vit krejt ndryshe ju pret. Nëse po synoni të arrini më lart, kjo është periudha ideale për të ecur më tej. Mendojeni dy herë para se të hidhni një hap në fushën financiare, pasi paratë nuk do t’i keni në favor këtë radhë. Bëni kujdes nga njerëzit që ju rrethojnë, pasi mund të jenë xhelozë për karrierën tuaj e kjo mund t’ju shkaktojë probleme të shumta. Mundohuni të investoni sa më shumë në karrierë në mënyrë që të shpërbleheni. Në dashuri, fokusi përqendrohet tek zonjushat beqare, edhe pse ato të martuarat duhet të ruhen nga tundimet. Ruhuni nga aksidentet që mund t’i keni rrugës.

BUALLI

Të gatshëm, të ndershëm dhe besnikë

Aureola juaj ndriçon fort, pasi ky do të jetë një vit magjik. Personaliteti juaj që spikat pothuajse kudo do të bjerë në sy të një mentori nobël. Tregohuni të gatshëm ndaj kësaj bujarie, pasi do t’ju hapë shumë dyer. Ngritja juaj në karrierë do të jetë pothuajse e pandjeshme, por nga ana tjetër puna e përkushtuar do t’ju falë shumë kënaqësi. Gjithsesi, duhet t’i ruheni konflikteve me kolegët e zyrës. Mund ta gjeni veten të përfshirë në thashetheme, kështu që është më mirë të mbani qendrim neutral në çdo rast. Nëse jeni beqarë, ky vit do të jetë me pritshmëri të ulëta në fushën e romancës, ndërsa çiftet duhet të ulen për të nisur planet e dasmës. Për sa i përket shëndetit, mos i neglizhoni simptomat e vogla, pasi mund të çojnë në ndërlikime të mëdha…

TIGRI

Konkurues, të sigurtë dhe të fortë

Jeni një nga shenjat më me fat këtë vit, pasi do të shihni një ngritje të dukshme në mirëqënie dhe suksesin personal. Kjo nuk do të thotë që të ndaloni së marri iniciativa. Puna e palodhshme dhe gatishmëria juaj nuk do të kalojë pa u vënë re. Në muajt e parë, nuk duhet të bëni sipas kokës tuaj dhe të investoni në nxitim e sipër, pasi kjo mund të çojë në humbje parash. Megjithatë, mund të tërhiqni vëmendjen e një investitori bujar, që do t’ju ndihmojë dhe t’ju rikthejë në lojë. Ky është një vit i mirë që çiftet të “shtrëngojnë rripin”. Në termat e shëndetit, sipas pozicionimit të yjeve, duhet të jeni sa më aktivë të jetë e mundur.

LEPURI

Xhentilë, elegantë dhe të qetë

Është një vit i bekuar për ju, pasi do të gjeni njerëzit e duhur në vendin e punës apo në ambientin ku po studioni. Gjithsesi, në kërkesën tuaj për të shkëlqyer kudo, mos harroni përgjegjësitë që keni ndaj familjes dhe të dashurve të zemrës. Mbajini lidhur me vëmendjen që meritojnë. Ruajeni veten nga negativitetet që mund të shfaqen në punë ose karrierën në tërësi. Për fat të mirë, loja e fatit mund të luhet në favorin tuaj. Paratë e ruajtura mënjanë mund t’ju hyjnë në përdorim këtë vit. Mund të keni mosmarrëveshje me partnerin. Mos e humbisni durimin në gjëra të vogla, por përdorni zgjuarësinë për të lëvizur gurët si duhet e për të forcuar lidhjen. Nuk parashikohet asgjë e keqe lidhur me shëndetin.

DRAGOI

Kurajozë, entuziastë dhe ambiciozë

Do të pësoni shumë ndryshime sivjet, por përfundimi varet vetëm nga mënyra se si ju reagoni ndaj të rejave të fundit. Karriera mund të lëvizë në drejtime që do t’ju lënë jashtë loje. Nuk është për panik, pasi shenja juaj luan gjithmonë në terrene të vështira. Çani përpara dhe do të shijoni frytet e punës tuaj. Gjithsesi, dëshironi të jeni më praktik lidhur me qellimet tuaja, në mënyrë që të mos stresoheni më vonë. Mund të pësoni dëme të vogla financiare gjatë vitit, por që do të riparohen me vullnetin për të ruajtur disa para mënjanë. Dashuria mund të vihet në plan të dytë, pasi do të fokusoheni më shumë në aspekte të tjera të jetës. Nëse jeni në një lidhje, duhet t’i tregoni më shumë përkushtim partnerit. Mos e neglizhoni sigurinë në rrugë.

GJARPRI

Enigmatikë, intuitivë dhe të zgjuar

Do të ndiheni dinamikë këtë vit, pasi do të përballeni me debate të nxehta, probleme ligjore, edhe pse të gjitha këto do të jenë të shtrira në kohë, me distanca të largëta nga njëra-tjetra. Mos e humbisni zemrën, dhe merrni kohën tuaj për t’u menduar. Një perspektivë e re do t’ju ndihmojë që të gjeni zgjidhjen për të kaluar këto pengesa. Në fillim të vitit do të përballeni me probleme financiare. Megjithatë, negociatat me njerëzit e duhur do t’ju çojnë në rrugën drejt triumfeve. Nëse po mendoni të ndërroni karrierë, koha është tani. Fokusohuni tek gjërat e bëra vetë dhe do të shihni përfitime. Mund të hasni probleme me gastritin e nuk duhet ta neglizhoni.

KALI

Energjikë dhe plot humor

Jeni në fokus të pozitivitetit, kështu që prisni t’ju vijë një fat i çfarëdoshëm. Ky vit premton shumë për ju, sidomos në aspektin e karrierës. Duke qenë se i keni yjet në favor, përfitimet nga biznesi apo ndonjë pronë e disponueshme do të vijnë më shpejt nga se e mendoni. Do të takoni njerëz që do t’ju ndihmojnë, por që nuk do t’ju lënë të pushoni menjëherë. Besojini instikteve tuaja dhe kujdes me ata të cilëve ia u keni besën. Një konflikt i zjarrtë do të ndizet nga dikush që e keni shumë pranë. Do të jetë vit shumë i mirë për lidhjet dhe romancat. Çiftet e stabilizuara duhet të mendojnë për martesë. Beqarët bëjnë mirë të shfaqin interes, pasi me shumë mundësi mund të gjejnë një lidhje shumë të vlefshme.

DHIA

Simpatikë, të mirësjellshëm dhe pozitivë

Do të doni të arriji majat, për të kapur stabilitetin. Mund të ndjeni pasiguri në planin financiar, kështu që bëni mirë të mos e mbi-mendoni. Më mirë fokusohuni të ngjisni shkallët e karrierës, pasi yjet i keni në favorin tuaj. Ndryshime duken në horizont, por mos prisni të mos keni pengesa dhe sfida. Për fatin tuaj të mirë, puna që bëni do të bjerë në sy të njerëzve të duhur. Zhgënjime të vogla do të vëreni nga familja dhe miqtë, por mos e mbani mendjen aty. Për beqarët, ky nuk është viti ideal, kështu që fokusohuni më mirë në të tjera aspekte të jetës.

MAJMUNI

Aktivë, kuriozë dhe të djallëzuar

Ju presin sfida dhe vështirësi të mëdha, por vetëbesimi, gatishmëria dhe fuqia mentale do t’ju udhëheqin drejt rrugës së suksesit. Të lidhurit me fushat akademike do të kenë mundësinë të vazhdojnë edhe më tej. Pjesa e dytë e vitit mund t’ju sjellë dëme financiare, kështu që duhet të bëni kujdes nga tundimet materiale. Në karrierë do të hasni afate dhe shefa të rreptë, por do t’ia dilni mbanë më së miri. Do të keni suksese gjatë rrugës, kështu që shijoni momentin dhe gjithçka do të vijë nga pas. Bëni kujdes në dashuri, pasi mund të luajnë me ndjenjat tuaja. Shikoni shëndetin dhe sigurohuni të mos merreni me sporte ekstreme.

GJELI

Të folur dhe komikë

Është viti për t’u furnizuar me energji dhe për të ndryshuar stilin e jetesës. Mund të kaloni probleme të natyrës si ndjenja e izolimit apo vetmisë, por nuk duhet të lejoni që gjendje të tilla të ndikojnë tek ju. Merrini sfidat me qetësi dhe punoni fort për t’ia dalë mbanë, shkruan bordo.al. Parashikohet një përballje me humbje financiare, megjithatë do të keni përfitime nga disa projekte të jashtme. Mos u merrni me planet që keni bërë për karrierën dhe fokusohuni tek puna që bëni tani. Në aspektin e dashurisë, sytë janë kthyer tek ju. Kohë të magjishme do të vijnë si për beqarët, ashtu dhe për çiftet. Megjithatë, bëni kujdes mbi shëndetin, pasi një sëmundje e paparashikueshme mund t’ju prekë përgjatë vitit.

Article Logic
Execution time: 0.0034000873565674