INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kishim mendim tjetër, por këto janë 7 gabimet që bëjmë çdo ditë dhe që shkatërrojnë lëkurën tonë

Kishim mendim tjetër, por këto janë 7 gabimet që bëjmë çdo ditë dhe që shkatërrojnë lëkurën tonë

Publikuar më: 21:52 24-09-2018

Nga jastëku që duhet të ndryshohet më shpesh tek syzet që duhen pastruar çdo ditë, disa gjeste të përditshme që duket se janë gabime që rrënojnë lëkurën. Peshqirat, smartphone-t, gjithçka ka të bëjë me kontaktin me duar janë një vatër mikrobesh të rrezikshme që ndryshe përkthehen në pika të zeza, lëkurë e irrituar, etj. 

Mësojini tani 7 gabimet që bëni me vetëdije çdo ditë që të mos i përsërisni më ato. Jeni gati?

1- Thani fytyrën me peshqir
Në fakt, pas larjes së fytyrës, nuk duhet ta kaloni kurrë peshqirin në lëkurë, së pari sepse shumë baktere kanë krijuar fole në peshqir (mjerë ju që përdorni një të përbashkët me partnerin ose motrën)! Gjithashtu, fshirja me peshqir irriton epidermën, arsye më shumë për të zgjedhur si një teknikë tharje me ajër: ju mund të merrni edhe një minutë kohë shtesë, duke pritur që fytyra të thahet vetë dhe kjo është idealja.
2- Nuk i lani asnjëherë syzet Ata që vënë syze çdo ditë (dielli apo optike) nuk duhet të hezitojnë të lajnë lentet apo skeletin çdo ditë. Saktësisht, njësoj si smartphonet që i afrohen veshit dhe faqes, syzet gjithashtu mbajnë baktere. Nga xhami mund të rrjedh diçka si edhe kontakti me lëkurën tuaj të yndyrshme, e kthen këtë të fundit në një "vatër" feste për mikrobet. Ndaj, kujdes!

3- Shpëlani shampon duke lënë shkumën të bjerë në fytyrë
Ndërsa ju jeni duke u relaksuar në një dush të ngrohtë, kushtojini vëmendje disa rreziqeve që ju vijnë andej nga nuk e prisni. Produktet për flokët, si shampo, zbutës etj, nuk janë të mira kur kontaktojnë lëkurën e fytyrës, cilado qoftë natyra e shampos që përdorni, delikate apo me përmbajtje natyrale. Agjentët shkumëzues e substancat e shampos e acarojnë jo pak fytyrën.

4 -Heqja e make up-it me letra të lagura
Evolucioni i kozmetikës gjithnjë e më shumë po i vjen në ndihmë gruas për komoditetin e madh në favor të saj, çka e bën jetën tuaj më pak stresuese. Një nga këto janë edhe pecetat e lagura të cilat janë zgjidhje e shpejtë për të hequr grimin në mbrëmje, përpara se të bini për të fjetur. Por, kjo nuk ndihmon aspak, sepse e irriton epidermën. Pasi e pastroni fytyrën me pambuk, shpëlajeni me ujë të bollshëm. Kjo është zgjidhja perfekte.

5- Mos përdorimi i locionit tonik
Një tjetër gabim i neveritshëm në të cilin ndodheni shpesh në mbrëmje është të kaluarit e pastruesit tonik në fytyrë. Toniku nuk është vetëm një lëng freskues dhe rigjenerues, por përdoret për të eliminuar papastërtitë që bllokojnë poret në lëkurë. Është po kaq thelbësor sa shpëlarja e fytyrës me ujë.

6- Nuk e ndryshoni shpesh jastëkun
Kur më në fund ekziston një pastrues për make up-in, një shpëlarës si toniku, pastrimi i syzeve, ju mendoni se më në fund jeni të sigurt nga mikrobet që mund t'ju dëmtojnë lëkurën e fytyrës suaj?! E keni gabim! Nga seria, të sjellë armikun në shtrat, ju jeni të rrezikuar të flini në mënyrë paqësore me të. Sepse jastëku është selia e sigurt e mikrobeve, sipas revistaclass. Kujdesuni për të ndryshuar të paktën një herë ose dy herë në javë jastëkt, e nëse nuk mundeni plotësisht, të paktën ndryshoni këllëfët mbrojtës dhe jeni OK!

7- Prekni fytyrën me duar
Nëse peshqiri është shtëpia e dytë e mikrobeve dhe baktereve, e para është dora. Është pa dyshim vatër mikrobesh sepse ti nuk mund të dalësh me doreza latex gjithë kohës, apo me shishe xhel antibakterial me vete, ndaj bëni mirë të mos e prekni shpesh fytyrën me duar.

Article Logic
Execution time: 0.0019509792327881