INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I hodhën koleksionin pornografik, 40 vjeçari PADIT prindërit: Dua dëmshpërblim...

I hodhën koleksionin pornografik, 40 vjeçari PADIT prindërit: Dua dëmshpërblim...

Publikuar më: 11:54 15-04-2019

Një burrë në Indiana ka paditur prindërit e tij, sepse ata i hodhën koleksionin fotografik porno që zotëronte, i cili sipas tij, kapte vlerën e 29 mijë dollarëve.

40-vjeçari e dorëzoi padinë e tij në një gjykatë në Michigan. Ai u shpërngul në shtëpinë e prindërve në vitin 2016, pas një divorci dhe dhjetë muaj më vonë u largua të jetonte vetëm. Prindërit i dërguan gjithë sendet personale në adresën e re, por mungonin 12 kutitë e tij me filma dhe revista pornografike. Prindërit pranuan se i hodhën.

Në këtë moment, 40-vjeçari denoncoi incidentin në polici, por prokurori i zonës refuzoi të ndiqte çështjen. Padia e ngritur përfshin një email nga babai i burrit në fjalë, ku shkruhet, “të kam bërë një nder të madh duke hedhur ato gjërat.”

40-vjeçari kërkon dëmshpërblim trefishin e vlerës së koleksionit, pra 87 mijë dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334