INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I kanë nxjerrë namin se vishet shumë lirë, por si duket Luana Vjollca këto atlete i paska fiksim saqë ka haxhuar shumë para për to! [FOTO]

I kanë nxjerrë namin se vishet shumë lirë, por si duket Luana Vjollca këto atlete i paska fiksim saqë ka haxhuar shumë para për to! [FOTO]

Publikuar më: 21:10 24-01-2019

Luana Vjollca është një prej moderatoreve më të suksesshme shqiptare e si rrjedhojë dhe një prej më të komentuarave, kjo shpesh edhe për shkak të formave të saj apo natyrës mjaft të guximshme. Shpeshherë ajo vihet në fokus të mediave rozë për pamjen e saj të jashtme.

Ajo nuk stepet ndaj ndryshimeve drastike në pamje dhe këtë e kemi vënë re dhe me ndryshimet e here pas hershme të ngjyrës së flokëve. Por edhe veshjet e saj e tregojnë gjithmonë në super formë edhe vlen të thuhet se ka shumë veshje jo shumë të shtrenjta, shumë nga fustanet e saj nuk kapin vlera marramendëse, por maksimumi shkon te 100 euro.

Mirëpo njëjtë si vajzat e showbiz-it edhe Luana ka qejf të ketë veshje të shtrenjta të cilat nuk është se mungojnë nëgarderobën e saj. Vlen të përmendim se së fundmi në një postim ranë në sy atletet e saja të firmës "Louis Vuitton", të cilat duket se kushtojnë pak si shumë. Vlera e tyre kap shifrën prej 790€.

Pra, duhet të themi se Luana di ku investon, pra shpenzon me mend dhe jo kot!/intv.al/

50974198_772150183144226_7613523550806207267_n1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037431716918945