INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I kemi dëgjuar dhe i kemi kërcyer të gjitha! Këto janë bashkëpunimet më të suksesshme të Malumës [VIDEO]

I kemi dëgjuar dhe i kemi kërcyer të gjitha! Këto janë bashkëpunimet më të suksesshme të Malumës [VIDEO]

Publikuar më: 13:52 12-07-2019

Maluma është një ndër artistët më në zë për momentin në tregun muzikor ndërkobmbëtar. Ai është një emër që po bëhet çdo ditë e më i famshëm dhe është kthyer në një sensacion në të gjithë botën, jo vetëm për këngët e bukura latine por edhe pamjen e tij. Ai numëron me miliarda klikime në YouTube dhe është padiskutim një ndër këngëtarët më të dëgjuar

Maluma ka bashkëpunuar edhe me emra të rëndësishëm të muzikës, dhe suksesi ka qenë i garantuar. Media më prestigjoze e muzikës në botë “Billboard” ka bërë një artikull ku ka listuar bahskëpnimet më të realizuar dhe më të suskesshme të Malumës.

Në vendin e parë kanë renditur bashkëpunimin me grupin e fashmëm Fifth Harmony. “Sin contrato” quhet bashkëpunimi i tyre muzikor. Edhe pse kenga është në spanjisht ky bashkëpunim me Fifthy Harmony e ndihmoi Maluma të njihej në tregun muzikor anglez. Vlen të theksojmë se Maluma e ka lançuar vetë fillimisht ‘Sin Contrato’, por në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Lantin Grammy”, ai aty e ka kënduar me Fifth Harmony, ku është pritur shumë mirë.
Bashkëpunimi i Malumës me Ricky Martin ishte një ëndërr e bërë realitet më në fund për shumë fansa. “Vente pa ca” është një ndër këngët më të dëgjuara sidomos në periudhën e verës. Në vitin 2016 kur është lançuar kënga është pozicionuar në vendin e parë në chartin muzikor latin. Kënga sot numëron mbi 1 miliardë klikime në Youtube. “Billboard” ka shkruar se "Vente Pa Ca" me Ricky Martin e ndihmoi atë të krijonte emrin e tij brenda tregut muzikor latin .
Shpriti i tij binjak në muzikë është kënga e njohur Shakira, pasi me të ka plot 3 bashkëpunime dhe të gjitha të suksesshme dhe ndër më të dëgjuara. “Billboard” ka zgjedhur këngën “Chantaje” si një ndër bashkë më të mirë të Malmuës më Shakirën. Kënga sot numëron mbi 2 miliardë klikime në Youtube. Kjo kënga e Malumës ishte kënga e parë e tij që u pozicionua në vendin e 1 në listën “Hot Latin Songs”
/>Bashkëpunimi me Jason Derulo me këngën “Colors” bëri që Maluma të njihej në të gjithë botën pasi kjo kënga ishte edhe Himni zyrtar i Kupës së Botës FIFA.
Një ndër bashkëpunimet më të suksesshme të Malumës sipas “Billboard” është edhe ajo me Marc Anthony me këngën “Felices los 4” në versionin salsa. “Billboard” ka shkruar se Maluma e kishte ëndërr të kishte një bashkëpunim me Marc Anthony dhe më në fund kjo ëndërr u bë realitet për të.
Një ndër bashkëpunimet më të komentuara të Malumës ka qenë ai me Madoonën “Medellin” dhe jo më kot pasi një dasëm ndodh në klipin e tyre. Në videoklipin e këngës “Medellin”, Maluma shfaqet i veshur si dhëndër, teksa i jep fund beqarisë me këngëtaren 35 vite më të madhe se ai, pra me Madonnën. Kënga numëron mbi 34 milion klikime në YouTube.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494