INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ia bëri “BAM” edhe Soni Malaj, publikon këngën në gjuhën spanjolle me yllin e muzikës latine! [VIDEO]

Ia bëri “BAM” edhe Soni Malaj, publikon këngën në gjuhën spanjolle me yllin e muzikës latine! [VIDEO]

Publikuar më: 18:56 05-06-2018

Tani Sonin do e dëgjojnë edhe në Amerikën Latine! 

Prej kohësh kishte paralajmëruar për këtë projekt dhe më në fund erdhi. Këngëtarja e njohur shqiptare Soni Malaj ka publikuar bashkëpunimin me këngëtarin e mirënjohur latin, Jowell.

Këngët e Joëell, padyshim që i kemi dëgjuar të gjithë. Së fundmi, këngëtari i muzikës ‘reaggaeton’ bashkëpunoi me yllin e muzikës latine J Balvin, për këngën me titull “Bonita”,që u kthye në super hit. Ndërkohë që bashkëpunimi me Sonin mban titullin “En La Intimidad” dhe vjen në gjuhën spanjolle dhe klipi është realizuar në Shqipëri, ndërkohë që është publikuar në kanalin zyrtar të këngëtarit latin.

Jowell tha se është nder të punosh me Sonin duke e quajtur yll muzikor.

“është një nder i vërtetë për të ndarë muzikën me këtë yll muzikor @soni_malaj Gjeni këngën tonë të re #EnLaIntimidad në #Spotify dhe videon në #Youtube #OUTNOW”, shkroi artisti nën lajmin se kënga u publikua.

Article Logic
Execution time: 0.0033199787139893