INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ilaçet e rimbursueshme! Ekspertët për IN News, nuk janë origjinale shërimi zgjat më shumë në kohë[VIDEO]

Publikuar më: 15:00 19-11-2018

Pjesa më e madhe e të sëmurëve që janë kronikë përdorin medikamente të përfituar kryesisht nga lista e barnave të rimbursueshme. Për faktin që shumica janë falas dhe të tjera me gjysëm pagese. Po çfarë lloj ilaçesh janë ato që jepen nga shteti me rimbursim? Ato quhen xhernerike për faktin e thjeshtë, që nuk janë origjinale apo patentë e për pasojë efekti i tyre lë për të dëshiruar. Për këtë problem IN Tv pyeti një nga ekspertet e shëndetësisë njëheresh mjeke, Liljana Shyqyriun.

“Efekti i këtyre barnave lidhet me cilësinë. Një ilaçi xhenerik i duhet një mjekim afatgjatë për të arritur efektin e barit të origjinës,” tha për IN News Shyqyriu.
Me ilaçe të rimbursueshme në të gjithë vendin trajtohen afro 60% e popullsisë, ku bëjnë pjesë kryesisht të moshuarit, fëmijët dhe të punësuarit që paguajnë sigurime shëndetësore. Personat që zgjedhin alternativën e parë të barnave atë që është falsa zor se do shërohen ndonjëherë thotë ekspertja e shëndetësisë. Shyqyriu thekson se këto ilaçe blihen lirë nga shteti, i cili nuk llogarit që kostoja bëhet më e madhe kur qytetarët nuk shërohen në kohë.
“Thuhet që kostoja është më e lire. Kostoja del më e shtrenjtë se koha e përdorimimit është dyfish nga koha e barit patentë,” sqaroi ekspertja.
Në këto kushte Liljana Shyqyriu jep një sugjerim se si mund të zgjidhet ky problem.
“Të rimbursohet diagnoza dhe barin ta zgjedhin vetë pacientët,” propozoi Liljana Shyqyriu
Ilaçe xhenerike quhen ato që në formulën e tyre kanë disa elementë më të paktë në sasi ose në numër se medikamentet origjinale. Kompanitë që prodhojnë ilaçet origjinale ju shesin prodhuesve të tjerë formulën e ilaçeve xhenerike më lirë, ndaj dhe këto barna kanë dhe kosto më të lirë në treg.

Article Logic
Execution time: 0.0032401084899902