INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta bëhet nostalgjik, nxjerr foton me Edi Ramën. Mos është sinjal pajtimi?

Ilir Meta bëhet nostalgjik, nxjerr foton me Edi Ramën. Mos është sinjal pajtimi?

Publikuar më: 08:45 10-09-2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka nisur ditën duke postuar një fotografi me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ajo që bie më shumë në sy është prania e Edi Ramës. Përmes kësaj fotografie Meta zbulon bisedën e djeshme me Gramoz Ruçin dhe përcjell një mesazh për Edi Ramën. 

“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në '91-'92 dhe ai i PS në '92-'96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë”, shkruan Meta në mesazhin e tij.
Një mesazh i tillë vjen një ditë pasi Ilir Meta dëshmoi në Komisionin e ngritur për shkarkimin e tij.
Mbledhja e djeshme dha sinjale se maxhoranca është ‘pajtuar’ me Ilir Metën.

Article Logic
Execution time: 0.0033721923828125