INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN Blog - Kur fiken kamerat! Linda Rein mund ta zgjonte një bombë atomike, Eranda ka ndaluar kohën!

IN Blog - Kur fiken kamerat! Linda Rein mund ta zgjonte një bombë atomike, Eranda ka ndaluar kohën!

Publikuar më: 19:55 01-10-2017

Nga Ermal Peçi

Nisi "Një kat më lart". Yeahhhhh !!!

Ekrani ndryshe nga shumë punë të tjera të jep mundësinë të provosh emocione sa herë nis një aventurë. Këtë program e dua shumë ndaj 'starti" i tij ishte shumë i rëndësishëm, për shumë arsye; për momentin e ri të rrugëtimit tim televiziv, besimin e drejtuesve, formatin që doja, skenografia plot jetë dhe padiskutim për publikun që më pyeste e pyeste për rikthimin në ekran. Të ftuarit e parë i doja tejet komod që gjithçka doja te realizoja, të jetësohej. Besoj ja dolëm!

Pas çdo programi rinisin pyetjet... si ishin të ftuarit nga afër, ndodhi diçka jo e këndshme?
Disa gjëra do t'ua rrëfej ketu, ndaj... Bëhuni gati! :)

Erandën prej vitesh e kam ndjekur dhe po ashtu prej vitesh e kam mikeshë. Çdo gjë personale që kemi ndarë në kohë me njëri-tjetrin, diskutimet për punën, projektet... më jepnin bindjen se nisja e programit me të do ishte e duhura. Ka një klip të ri, ka dashamirësinë e publikut, është Eranda. Më surprizoi sinqeriteti i saj, komoditeti, edhe pse ma përkedheli sedren kur më tha "ishe ti dhe biseda jote". Përtej emisionit... Eranda erdhi tejet sportive, me nje veshje të personalizuar dhe... shumë, shumë në formë. Të gjithë në korridore pyesin se si ka ndaluar kohën... por përgjigje s'morëm.

Nga ana tjetër Linda Rei është uragani i momentit. Përtej diskutimeve boshe dhe idjote mbi se si ta quajmë, në simbolikën seksuale, ajo është e "çmendur". Pa doreza, e sinqertë dhe... kush se ka kuptuar shumë e zgjuar. Dua t'ju them po ashtu edhe shumë... gjumashe.
Në oren 11 taksia e priste në hotelin ku akomodohej dhe ajo nuk na përgigjej. E dija që do ishte stres ky moment. Si do ja bëja? Gjej kontaktet e hotelit dhe i lutem ta telefonojnë. Pas 5 minutash më telefonojne e më thonë që nuk munden ta zgjojnë. Më thonë që është e pamundur!... I kërkoj me shumë mirësjellje të futen brenda... të paktën të fusin pastruesen. Pas 2 minutash Linda më shkruan duke më thënë "Më zgjoveeee" .... Është e Çmendur! Pikë!

 
 
 
IMG-20170929-WA0010.jpg
 
 
 
IMG-20170929-WA0014.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0035362243652344