INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
IN Blog - Qesh mirë, kush nuk pushon së qeshuri [Video]

IN Blog - Qesh mirë, kush nuk pushon së qeshuri [Video]

Publikuar më: 15:10 22-10-2017

Nga Ermal Peçi.

Po qeshni edhe ju akoma? Edhe unë.. ende.. shumë. Nuk më ka pushuar telefoni apo mesazhet rreth emisionit të fundit. Mjaftoi që këngëtarja Blerina Braka të qeshte disa herë krejt spontanisht, e që mënyra e saj e të qeshurës të bënte që unë dhe gjithë stafi që po ndiqte regjistrimet të 'dorëzoheshim'. Nuk ishte vetëm ai momenti, por intervista e gjitha ishte e veshur nga humori mes miqsh.
Unë e kam të pamundur të rri serioz në të tilla situata. Se sa kam qeshur e patë në video, ndërkohë që në kufje dëgjoja edhe stafin nga ana tjetër e regjisë që nuk pushonin.
Çfarë momenti! Si jeta jonë, si çastet kur mes miqsh qeshim me lot, kur me ata që duam, vetëm gëzohemi. E gjitha kjo ndodhi në program, ashtu si në përditshmëritë tona. Kur të dyja miksohen aq bukur, atëherë ja kemi dal! Mjaft më me fallsitete, me pyetje-përgjigje të mërzitshme e mbi të gjitha me biseda e personazhe që ngecin që në sekondat e para dhe që të bëjnë të ndryshosh kanal.
Unë qeshja dhe mendoja, qeshja dhe jetoja, qeshja dhe gëzoja, ky duhet të jetë ekrani, këto momente s'duhet të mungojnë në programet tona. Ndaj në këto javë trasmetim "Një kat më lart" diskutohet me buzëqeshje, ndaj pas çdo rrëfimi ka lojëra dhe momente gazmore.
Jemi aq të bombarduar nga politika apo socialja që rrënkon sa duhet patjetër të gjejmë njëri-tjetrin edhe në ekran, të mos ndalojmë regjistrimet apo të mos trasmetojmë  atë që aq natyrshëm ndodh.
Në kohën kur media vizive kërcënohet nga ajo online, le ti japim vërtetësi dhe origjinalitet të parës, të paktën aq sa mundemi. Unë këtë kam kohë që e bëj edhe kur punoja me reality show edhe tani që keni kuptuar se gjithçka që duhet ndodh vetëm "Një kat më lart".
Jeni gati të riqeshni sërish? Gati? Të shtunave derën e shtëpise "Një kat më lart" e keni të hapur...

Article Logic
Execution time: 0.00357413291931
array(1) { ["section"]=> string(56) "in-blog-qesh-mire-kush-nuk-pushon-se-qeshuri-video-39680" }