Debat për kanabis në Kuvend, Rama: Kemi hapur kutinë e “Pandorës”

Sep 08, 2016

Edi Rama i kushtoi pjesën më të madhe të fjalës së tij akuzave të opozitës, për kanabizimin e vendit. Edi Rama akuzoj opozitën e djathtë se gjatë qeverisjes së vendit, ata kanë menaxhuar politikisht parcelat me kanabis.
Edi Rama:
“Në vitin më të mirë të qeverisë së Partisë Demokratike, sipas Guardia di Finanza është shkatërruar vetëm 7% e sipërfaqes së mbjellë. Shikoni tani se si rritet hashashi një vit më pas kur ministër është kryetari aktual i Partisë Demokratike. Bazuar në shifrat e Guardia di Finanza, 7% sipërfaqe e shkatërruar në vitin 2013, 96.4%  sipërfaqe e shkatërruar vitin e kaluar. Kujt ia tregoni? Ndryshimi është se nëse ne kemi shkatërruar në vitin për të cilin fola disa herë më shumë, ne e kemi hapur kutinë e pandorës. Nuk e kemi mbajtur mbyllur, për të bërë menaxhimin politik të parcelave. Lazarati ka qenë i menaxhuar politikisht. Ka qenë banka e madhe e parasë së zezë, që ne e shkatërruam. Ndërkohë që parcelat e tjera, për të cilat ne akuzohemi, ka qenë të menaxhuar politikisht.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i opozitës nëpërmjet ish Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.
Jozefina Topalli:
“Sot ishe qesharak, nuk të beson më askush, kjo seancë duhet të ishte bërë në një parcelë me kanabis. Po, po Rama ka hapur 300 mijë vende të reja pune në parcelat e hashashit që të janë kudo në Shqipëri. Kanabisi do të mbetet një problem shumë i madh, do të mbetet balta e qeverisë tuaj zoti Kryeministër”.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll