Debat - Arsimi zbret në kuvend, përplas PS me PD [VIDEO]

Oct 20, 2016

Pranimi i të rinjve në universitete ka bërë që këtë vit me skemën e re shumë maturantë të mos jenë regjistruar. Ky debat është risjellë në parlament nga deputetja e PD, Majlinda Bregu që ngriti akuza të forta në lidhje me ndryshimet, të cilat sipas saj janë bërë për interes të privatit. Bregu tha se në këto kushte të rinjve nuk i ofrohet asgjë ndaj çdo vit shifrat e atyre që largohen nga vendi janë në rritje dhe mosha që dominon është nën 30 vjeç.
Përgjigjen ia dha Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla ku tha se të gjitha këto janë të pavërteta. Sipas saj politika ka shtuar ankthin e maturantëve dhe sistemi funksionon më së miri.
“Skema e meritë preferencës është më e suksesshmja,” - shtoi Nikolla.
Minsitria sqaroi dhe njëherë skemën e re, po pa marrë përsipër përgjegjësi që lidhen me shumë maturantë që nuk kanë marrë dot degët që kanë preferuar se nuk kanë kapur pikët e duhura dhe të tjerë me nota më të ulta se jo fituesit kanë fituar që në raundin e parë, pasi kanë patur thjesht fat.
Në debat u përfshi dhe deputeti i djathtë, Luçiano Boçi që njëheresh është profesor dhe publikoi dhe shifrat e kuotave. Ku tha se në shumë fakultete nuk kanë shkuar gati gjysma e studentëve dhe kjo lidhet me faktin se maturantë nuk duan të shkojnë në degët që nuk preferojnë. Ai kështu ka përgënjeshtruar Nikollën kur tha se universitete janë mbushur plot studentë.
Po nuk nguroi të përfshihej në këtë debat dhe kryeministri Rama tha se ajo që ka ndodhur është pozitive, pasi ndryshimi i madh i këtij viti nuk la pa shkollë studentët e kjo sipas tij është bërë për të filtruar më të mirët ndaj dhe janë bërë tre raunde regjistrimi. Rama u përpoq të qetësonte dhe deputeten Jozefina Topalli, ku i tha se studentja, që ajo morri shembull disa senaca më parë se kishte mbetur pa shkollë të lartë tashmë është regjistruar. Kryeministri u kërkoi deputetëve të mos bëjnë më zhurrmë kazani, pasi sistemi ka funksionuar, pasi dhe ankimime pati shumë pak dhe të mos hapin më panik.
“Këtë herë ka një shfazim disa ditor, ndërsa vitin tjetër do të ketë më shumë kohë që të gjithë të nisin shkollën menjeherë pas regjistrimit të të gjithë studentëve, që do të thotë të gjitha fazat do të përfundojnë në kohë, ndërsa këtë vit përfundojnë në fund të muajit tetor, -tha Rama.
Rama nuk e ka lënë me kaq po rinisi batuta me qoftë tek daja dhe la të kuptohej se këtë herë daja është ish kryeminsitri Berisha, pasi tha se daja ka mbetur tek SHQUPI.
Më pas reagoi Topalli duke e quajtur Ramën vulgar dhe të papërgjegjshëm, në çdo sektor. “Ti ke abuzuar emocionalisht me maturantë. Ti do universitetet private që të shërbejnë ty si zvarrnikë,”  tha Topalli, Ramës.

Po Rama vijoi dhe i foli në dialekt Topallit dhe i tha: Në vend të më tregosh sa e shqetësuar je nga niveli im, kur ke kap një nivel, ke thënë të kap për zhele, më flet mua për fjalor. Unë thashë kazan, përsheshi. Ku janë këto fjalë të papërballueshme për veshin tënd. Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë tënde e ka pranuar që ha përshesh. Fjalën përshesh ta fusni te fjalët që ju shqetësojnë, kjo më duket e padrejtë Jozefinë, më beso! Jepini forca se po ju shtohen ata që duan të hanë përsheshin tuaj.” E këtu Rama la të kuptohet qartë se bëhej fjalë për Blushin e Hafizin që e lanë PS.

Në debat është përfshirë më pas dhe deputetja Mimoza Hafizi që i përgjigje. Ajo tha: Rama e Nikolla mund të gëzoheni, për ata nuk janë duke protestuar në rrugë, mund ta quani sukses, se me arrogancë i tulatët dhe i stepët. Ministrja tallet me këtë reformë, që nisi dhe bitisi me kaosin e maturantëve. Në universitete nuk ka ndodhur akreditim, as bursa me prioritet, por kjo as nuk ju skuq, kur bëni politikën e klientëve private. Kam një dialog, një debat me Kryeministrin. Unë jam njeri i librave. Dija ime – “përsheshi” im dhe kanabisi që ka gjetur shesh për përshesh në qeverisjen tuaj, të dyja i japin krah njeriut të fluturojë por dija-përsheshi im i jep mend njeriut për gjithë jetën, kurse kanabisi – përsheshi juaj, të zhyt përkohësisht në botën e lumturimit.”
Hafizi e mbylli fjalën me një këshillë për Ramën: “Po të kishit dinjitet politik, ju duhej të kishin dorëzuar mandatin.”

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll