Mimoza Hafizi ka një mesazh të fortë për Ramën dhe Nikollën, pas salcës në kokë

Nov 18, 2016

Deputetja, Mimoza Hafizi, njëheresh profesoreshë i ka dalë në krah studentes që i hodhi salcë të kuqe në kokë Lindita Nikollës dhe madje aktin e Mirelës me atë që shkruan për Ministren e Arsimit indirekt e konsideron një hiç, para opinionit të përgjithshëm.
Hafizi thotë se njollat mbi trupin e ministres mund të pastrohen lahen e fshihen, por “jehona e urrejtjes” për të dhe për Edi Ramën nga qindra e mijra maturantë nuk do të mund të shuhet asnjëherë për shkatërrimin e arsimit dhe universiteteve publike.

Stausi i plotë i Mimoza Hafizit:
Njollat mbi trupin dhe rrobat e Ministres së Arsimit edhe lahen, edhe fshihen.
Po nuk e di se si kjo zonjë dhe shefi i vet ia dalin të shuajnë në veshët e tyre jehonat e urrejtjes së qindra maturantëve. Ua vranë ligësisht ëndrrën!
Po në ndërgjegje, a kanë ndonjë njollë? Për universitetet publike, që po i shkatërrojnë pa dhimbje e pa skrupull.
Si mund t’i lajnë këto njolla?

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll