Fluturime “low cost” dhe në Shqipëri [VIDEO]

Nov 29, 2016

Më në fund në Shqipëri do të nisin fluturimet ajrore “low cost”, me çmime të ulëta. Fluturimet e para pritet të nisin në muajin prill të 2017 nga kompania prestigjioze “WIZZAIR” në linjën Tiranë –Budapest dhe anasjelltas. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri shqiptar i transporteve Sokol Dervishaj dhe homologu hungarez Miklos Sesztak. Sipas minsitrit hungarez Memorandumi është historik dhe u arrit vetëm falë angazhimit personal të ministrit Dervishaj, pasi prej 2 vitesh pala shqiptare refuzonte ta nënshkruante. Ky vendim pritet ti hapë rrugë edhe fluturimeve “low cost” në linja të tjera.    
Miklos Sesztak u shpreh:
“Kjo është një marrëveshje historike që u arrit falë angazhimit personal të Ministrit Dervishaj, pasi ishin 2 vjet që nuk po nënshkruhej nga pala shqiptare. Ky Memorandum, është historik pasi të dyja palët fitojnë dhe më e rëndësishmja, përfitojnë qytetarët”.
Nga ana e tij Ministrin Dervishaj tha se ardhja e kompanisë “low cost”për fluturimet Budapest-Tiranë dhe anasjelltas, është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët. Kjo linjë mund të shërbejë më tej për qytetarët shqiptarë që ta përdorin Budapestin për të shkuar në destinacione të tjera.
Fluturimet “low cost” pritet të kenë një ndikim pozitiv dhe në ekonominë shqiptare. Për ministrin Dervishaj fillimi i fluturime do të hapë edhe më shumë tregun shqiptar dhe  do të ndikojë drejtëpërdrejtë në uljen e çmimeve të biletave.
Ndërkohë Dervishaj foli dhe për aeroportin e Kukësit. Ministria e  transporteve e ka prioritet vënien në përdorim të tij. Dervishaj shkoi edhe më tej kur tha se po shihen hapësira që kompania ajrore WIZZAIR, të vijë dhe të operojë direkt, qoftë dhe me konçesion në këtë aeroport.

Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll