Ndahet nga jeta “Artisti i Merituar” Bujar Lako [FOTO]

Dec 26, 2016

Aktori i njohur shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Bujar Lako ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare për shkak të një infarkti në zemër. Ai është një emër i famshëm për publikun shqiptar, jo vetëm për kontributin e tij të madh në kinematografi, por edhe në teatër. Lako u bë i njohur shumë shpejt me filmat “Në fillim të verës” dhe “Përballimi”, për të pasuar më pas me role të shumta në rreth tridhjetë filma. Krahas tyre ka luajtur dhe role të shumta në teatër, rreth 70 të tillë, ku mund të përmendim “Vizita e inspektorit”, “Vdekja e një komisioneri”,  “Ditë vere” apo “Ariu” i Çehovit. Lako është nderuar me dy çmime të veçanta për filmat “Përballimi” dhe “Ballë për ballë”, ndërsa në vitin 1979 fiton çmimin dhe kupën e festivalit për rolin e Halit Beratit në filmin “Gjeneral Gramafoni”.

bujarlak.jpg

bujalrj.jpg

Ai fitoi sërish çmimin si “Aktori Më i Mirë” në festivalin e vitit 1991 për rolin e gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur”. Kurorëzimi i një karriere të madhe erdhi në vitin 1985, ku u nderua me titullin “Artist i Merituar”, por ky nuk do të ishte kulmi i tij. Ky i fundit do të vinte në vitin 2005 me çmimin prestigjoz “Palma e Artë”, si aktori më i mirë i festivalit “Cairo International Film Festival” në edicionin e 29-të të këtij të fundit, me filmin “Magic Eye” të Kujtim Çashkut. Ky cilësohet si çmimi më i madh i marrë nga një aktor shqiptar në një festival të kategorisë së parë. Megjithatë, nuk do të ishte i fundit pasi në vitin 2013 ai mori titullin “Nder i Kombit” nga Presidenti i Republikës, në atë kohë Bamir Topi.

bujarlako.jpg

bujarlako2.jpg

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll