Rama i sigurt për fitoren në 2017 dhe vetë sërisht kandidat në Vlorë

Dec 30, 2016

Kryeministri Edi Rama në takimin e tij të fundit për këtë vit me gazetarët foli për disa çështje të rëndësishme që kanë ndodhur këtë vit dhe parashkimimet për vitin e ardhshëm. Ai u tregua i sigurt se do të marrë dhe një mandat tjetër. Gjithashtu ai ka rikonfirmuar se vetë sërisht do të vijojë të jetë në listën e qarkut të Vlorës.
“As ju nuk dyshoni se kush do t'i fitojë zgjedhjet e ardhshme sikurse nuk dyshoj as unë,” tha kryeministri.
Ky fund vit u mbyll me hyrjen në veprim të Reformës në Drejtësi ku dhe u shkarkuan nga detyra dy deputetë dhe një kryebashkiak. Rama u pyet për dekriminalizimin pas vendimit të KQZ në lidhje me këto shkarkime po u përpoq të mos jepte përgjigje duke nisur të lexojë një pyetje nga FB. Po sërisht gazetarët këmbëngulën që ai të fliste për Evis Roshin dhe tha se mes miqve kur hyn ligji ai nuk e shkel.

Ndërsa në do jetë në koalicion me LSI, Rama edhe se la të kuptohet se kjo i pëlqen të ndodhë nuk mundi të japë një përgjigje të prerë. "Ky partneritet është një domosdoshmëri për vendin për të patur dy parti për të bërë reformat që ka bërë. Lidhjet tona janë themelore, por ama thelbi është që Shqipëria ka vuajtur kur kjo forcë ka qenë e ndarë," tha Edi Rama.
Rama është pyetur në lidhje me një kandidat të mundshëm për Presidentin e ardhshëm dhe tha se ende nuk e ka një emër gati.
Qeveria në 2017 mbyll mandatin 4 vjeçar dhe ishte zotuar që në 4 vjet do hapte 300 mijë vende pune dhe i pyetur për këtë çështje, Rama theksoi se ka patur parasysh jo vetëm krijimin e vendeve të reja të punës, por dhe formalizimin e tregut të punës. Ai i mëshoi sërisht argumentit se ka vende pune, po jo profesionistë.
“Punësmi ka shënuar rritje prej 187. 500 individësh që janë sot më shumë në librin e taksave dhe sigurimeve shoqërore të shtetit. Edhe ndërkombëtaret kanë dhënë shifra më të larta në lidhje me punësimin. S’jam duke pretenduar, që s’është problem papunësia, por aktualisht kemi rritje edhe pse jo sa duhet të ishte. Problemi vjen nga mungesa e krahut të punës profesional se s’ka patur shkolla profesionale sa duhet,” sqaroi Rama.
Rama ka theksuar se vende të reja punë do të hapen, pasi në 2017 do të shënohet dhe volumi më i lartë i investimeve të huaja në Shqipëri në 25 vjet. Madje për Ramën dhe eksodi i shqiptarëve nuk është diçka problematike e sipas tij Shqipërisë nuk nuk ka asnjë shans që ti rikthehen vizat. "Se shoh si një gjë, që duhet të vë kujën", tha kryeministri.

Vijon....

 

Se shoh si një gjë, që duhet të vë kujën

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll