Zgjedhje 2017

    Luan Rama, LSI “besnike” e marrëveshjeve

    Dec 30, 2016

    Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka folur mbi arritjet e LSI duke thënë se partia e tij është forcë politike serioze që u qëndron marrëveshjeve qeverisëse.
    “LSI është forcë politike serioze që u qëndrojmë marrëveshjeve që kanë bashkëqeverisjen dhe do të vazhdojmë të punojmë me shumë seriozitet për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga marrëveshja e bashkëqeverisjes. LSI duke patur kredon e vetë politike integrimin europian të vendit,” tha Rama.
    Luan Rama foli dhe për arritjet e LSI për këtë vit ku veçoi konsensusin për reformën në drejtësi dhe transparencën financiare të Partisë.

    “Reforma në drejtësi i hap rrugë nisjes së një procesi vital, tejet të rëndësishëm dhe që lidhet pazgjidhshmërisht me gjithë mënyrën e funksionimit të shtetit për të bërë të mundur që ne si vend aspirant për anëtarë të BE të bëjmë të mundur që drejtësia jo vetëm të jetë funksionale, po drejtësi që bën drejtësi që respekton dhe zbaton ligjin për të bërë të mundur pastaj që gjithë ky produkt të shkojë tek qytetarët siç ndodh në çdo vend tjetër të BE,” tha nënkryetari i LSI

    Rama ka shtuar se LSI do të vazhdojë të jetë forca që do të insistojë për ta kthyer në institucion dialogun, kompromisin për vendimarrjet e mëdha që kanë të bëjnë me interesat e vendit.

    LSI “besnike” e marrëveshjeve

    Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka folur mbi arritjet e LSI duke thënë se partia e tij është forcë politike serioze që u qëndron marrëveshjeve qeverisëse.

    “LSI është forcë politike serioze që u qëndrojmë marrëveshjeve që kanë bashkëqeverisjen dhe do të vazhdojmë të punojmë me shumë seriozitet për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga marrëveshja e bashkëqeverisjes. LSI duke patur kredon e vetë politike integrimin europian të vendit,” tha Rama.

    Luan Rama foli dhe për arritjet e LSI për këtë vit ku veçoi konsensusin për reformën në drejtësi dhe transparencën financiare të Partisë.


    “Reforma në drejtësi i hap rrugë nisjes së një procesi vital, tejet të rëndësishëm dhe që lidhet pazgjidhshmërisht me gjithë mënyrën e funksionimit të shtetit për të bërë të mundur që ne si vend aspirant për anëtarë të BE të bëjmë të mundur që drejtësia jo vetëm të jetë funksionale, po drejtësi që bën drejtësi që respekton dhe zbaton ligjin për të bërë të mundur pastaj që gjithë ky produkt të shkojë tek qytetarët siç ndodh në çdo vend tjetër të BE,” tha nënkryetari i LSI


    Rama ka shtuar se LSI do të vazhdojë të jetë forca që do të insistojë për ta kthyer në institucion dialogun, kompromisin për vendimarrjet e mëdha që kanë të bëjnë me interesat e vendit
    .

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll