Veliaj mbledh Shtabin e Emergjencave[VIDEO]

Jan 05, 2017

Parashikimet e motit kanë vënë në gjendje alarmi edhe Bashkinë e Tiranës, që ka ngritur shtabin e emergjencave për të përballuar të ftohtin. Për Kryebashkiakun Erion Veliaj kjo është një situatë e pazakontë për kryeqytetin, ndaj ai ka bërë thirrje deri edhe për anullim të ekskursioneve në Dajt, duke ju druajtur aksidenteve.

Të pastrehët dhe të moshuarit janë më të rrezikuarit. Këto janë dy shtresat, të cilat mund ta ndjejnë më shumë të ftohtin polar që do të mbërthejë të gjithë vendin, endacakët dhe të moshuarit, ndërsa qytetarëve u bën thirrje të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, vecanërisht gjatë orëve të vona. Evitoni sa më shumë daljet në orët e vona. Në 24 njësitë administrative janë ngritur që sot grupet e punës, për të përballuar çdo problem nga I ftohti që pritet të prekë dhe kryeqytetin.

Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll