Zgjedhje 2017

    Qeveria në panik nga i ftohti. Paralizon jetën në vend [VIDEO]

    Jan 05, 2017

    Paralizohet jeta në vend për shkak të parashikimeve për të ftohtin polar që do të mbërthejë vendin gjatë ditëve në vazhdim. Qeveria është vënë në gjendje alarmi ndërkohë që edhe mes vet sinoptikaneve ka një kakofoni shifrash. Disa mendojne se temperaturat do të zbresin deri në minus 20 gradë celcus, për të tjerët Tirana nuk do të ketë të ftohtë më të madh se – 5 gradë. Por pavaresisht angazhimit publik kompanitë kontraktuale të mirëmbajtjes së rrugëve kanë mungesa të elementit më kryesor për të bërë rrugët e kalueshme, kripës.
    Shemsi Premçi:
    “Kompanitë i kanë depiozitat e kripës bosh”.
    Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pohoi se po shihet mundësia që edhe gjatë javës së ardhshme shkollat mos të hapen.
    Ndërkohë për ti ardhur në ndihmë zonave veriore që do të përfshihen nga reshje të dendura dëbore dhe temperatua shumë gradë nën zero, do të vihet nën funksionim dhe aeroporti i Kukësit.

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll