Ka “Dedë” dhe në qeveri [FOTO]

Jan 06, 2017

Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj, që prej ditës së mërkurë po ndjek nga afër situatën e krijuar nga kushtet e motit në veri të vendit. Edhe në orët e vona të mbrëmjes së ditës së enjte, Ministri Dervishaj ka inspektuar nga afër gjatë gjithë kohës Rrugën e Kombit dhe në Tunelin e Kalimash, ku temperaturat kanë shënuar – 18 gradë celcus. Ministri Dervishaj është i vetmi nga kabineti qeveritar që ka zbritur në terret për të parë nga afër situatën e rëndë të krijuar nga kushtet atmosferike.
Duke folur për mediat nga Tuneli i Kalimash, Ministri Dervishaj ka deklaruar se vendi në situatë emergjente nga kushtet atmosferike. Ministri Dervishaj paralajmëroi se situate e kushteve atmosferike pritet të përkeqësohet, ndërsa tha se strukturat shtetërore janë në gadishmëri.
Sokol Dervishaj:
“Sipas parashikimeve të metrologjisë situata pritet të vështirësohet akoma më shumë. Jemi në një situatë emergjence praktikisht. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me pushtetin vendor, me të gjitha autoritetet për të ndjekur dhe monitoruar situatën në tërësinë e saj dhe për ta përballuar atë me sa më shumë sukses të mundemi. Ministria e Transporteve ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të pasur në gatishmëri të plotë të gjithë arsenalin e mjeteve të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve. Kompanitë e mirëmbajtjes kanë marrë masat për të pasur kripën e nevojshme për të shtruar rrugët në një situatë të tillë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin sa mundet udhëtimet nëpër rrugë si dhe në Rrugën e Kombit, duke nënvizuar se në këtë aks është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve”.

 dervishaj_9.jpg

dervishaj_2.jpg

dervishaj_1.jpg

dervishaj_6.jpg

 

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll