Bashkia e Tiranës strehon rreth 100 persona në 4 qendra sociale

Jan 06, 2017

Bashkia e Tiranës ka strehuar në qëndrat sociale rreth 100 persona të pastrehë nga 20 që janë të mitur në këtë periudhe të acart.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vizituar sot Qendrën Multidisiplinare ku janë strehuar rreth 40 persona, të cilët po marrin ndihmën nga strukturat e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu ai u ka berë thirrje të gjithëve të sinjalizojnë për raste të tilla.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë të moshuarit dhe fëmijët. Mbrëmë kemi patur raste ku kemi gjetur fëmijë në rrugë, ndërkohë që e kanë pasur familjen në Tiranë, dhe i kemi kthyer sërish në familje. Megjithatë, nuk do hezitojmë të kërkojmë heqjen e kujdestarisë prindërore për ata prindër të papërgjegjshëm, që për një sherr të vogël në shtëpi dhe për një mosmarrëveshje nxjerrin fëmijët e tyre në rrugë. Rezulton që pjesa më e madhe e atyre që jetojnë si të pastrehë, në fakt i kanë familjet e tyre, ose në Tiranë, ose shumë afër, në Durrës apo në Elbasan”, u shpreh Veliaj. Ai përsëriti edhe disa nga masat e tjera që janë marrë nga Bashkia e Tiranës dhe strukturat e tjera shtetërore në përballimin e situatës në terren, sidomos sa i përket lëvizshmërisë së njerëzve dhe zhbllokimit të akseve problematike” është shprehur kreu i bashkisë Veliaj.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll