Moti i keq, OSHEE: Ja zonat ku ka probleme me energjinë

Jan 08, 2017

Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë angazhuar në terren për riparimin e avarive në rrjetin elektrit të shpërndarjes, si pasojë e motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore e ngrica, sidomos në zonat malore.

Aktualisht, rajonet më të prekura nga defektet vazhdojnë të jenë ai i Burrelit dhe Kukësit për shkak të motit të keq me reshje dëbore dhe erëra të forta. Nga grupet e terrenit të OSHEE-së po punohet për riparimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin.

Zonat që janë pa energji aktualisht

Rajoni Tiranë: Fshatrat: Kasalle, Vishaj, Damjan, Prush.

Rajoni Kukës: Pjesërisht Zaje, Domaj, Mal zi , Lekbibaj,Bujan, Kishaj.

Rajoni Burrel: Fshati:Ish.Kom.Fan Shtrungaj,Nensheg,Bisak,Klos,Fan,Katund i Ri,Konaj,Shengjin, Petesh,Zall-,Autostrada, Fushë Gjorm pjesërisht, Zhej Vogël pjesërisht, Fshat Laç pjesërisht.

Fshatrat: Milot, Mali Bardhë, Shete, Skuraj, Mal Milot dhe Ujësjellësi Milot.

Fashtrat: Dilknisht, Leftere, Selitë, Vinjollë, Daul, Skuraj, Gërnac, Gallatë.

Zona ku është rikthyer energjia

Rajoni Burrel

-Fshatrat :Tarazh,Mollaj,Trojze,Prosek, BungaJ,Valc, Malaj,Vjollec,Perlat.

Rajoni Korçë:

-Fshatrat Bishnicë, Jollë, Shpell.

Rajoni Elbasan:

Cërrik, Papër, Gjergjan, Shalës.

Nga grupet e terrenit te OSHEE-se po punohet për riparimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin. Të gjitha linjat e TL dhe N/Stacionet  janë në skemë normale furnizimi me energji elektrike

Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike Hidrovoret jane ne punë. Të gjithë fiderat që furnizojnë spitalet dhe institucionet e rendësisë së veçantë janë në punë.

Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll