Situata në akset kombëtare, ja ku duhet të keni kujdes

Jan 10, 2017

Pavarësisht kushteve të vështira të motit, situata e rrugëve kombëtare paraqitet e mirë në orët e para të ditës së martë. Sipas Ministrisë së Transporteve, është punuar pa ndërprerje në të gjithë teritorin, që të bëhet e mundur që rrugët të jenë të kalueshme pa ndërprerje.
Ministria e Transportit nga komunikimi me specialistët e Drejtorive të Rajoneve, informon se situata në akset kombëtare paraqitet si më poshtë:
Në Rajonin Verior Shkodër:  
Në akset e këtij Rajoni vazhdon puna nga ana e firmave kontraktore për pastrimin e akseve nga bora dhe kriposjen e tyre me kripë, për shkak të ngricave dhe erërave të forta që janë prezente sidomos në Tropojë dhe në Dibër.
Akset e Tropojës qarkullohen pa zinxhirë. Edhe aksi Milot - Tuneli Thirrë - Kalimash - Dogana Morinë, qarkullohet pa zhinxhirë. Akset e Kukësit dhe Dibrës, si dhe pjesa fundore e segmentit Dedaj - Razëm, qarkullohen me zinxhirë.
Në Rajonin Qëndror Tiranë:
Akset e këtij Rajoni janëpastruar dhe vazhdon puna për hedhjen e kripës në zonat ku ka prezencë ngricash. Me zhinxhirë qarkullohet në segmentin QAfë Priskë - Qafë Mollë.
Në akset e tjera nuk ka probleme për qarkullimin.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës, vazhdon puna për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës, pasi nga temperaturat shumë të ulëta, ka prani të ngricave në rrugë. Në këtë Qark, kalohen me zinxhirë akset Boboshticë - Dardhë, Korçë - Voskopojë, si dhe në Qafën e Qarrit.
Në akset e tjera të këtij Rajoni është bërë hedhja e kripës në zonat ku ka prani ngricash dhe qarkullimi është normal.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, sidomos në zonat ku ka ngrica, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll