Situata e rrugëve këtë të mërkurë. Kujdes në këto akse

Jan 11, 2017

Puna e pandërprerë e Ministrisë së Transporteve ka bërë të mundur që rrugët kombëtare dhe ato nacionale të jenë të qarkullueshme në mënyrë të pandërprerë. Gjatë ditës së sotme një pjesë e konsiderueshme e akseve rrugore është e qarkullueshme pa probleme, ndërsa në të tjerë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Njoftimi i Ministrisë së Transporteve:
“Në Rajonin Verior Shkodër:
Nuk ka ndryshim në gjendjen e akseve të këtij Rajoni. Kontraktorët janë duke punuar për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Në kthesat e ekspozuara ka grumbullime të sasisë borës, për shkak të erërave të forta.
Në Rajonin Qëndror Tiranë:
Gjendja e kalueshmërisë në akset e këtij Rajoni është normale, me përjashtim të segmentit Lunik - Steblevë, ku qarkullohet me zinxhirë.
 Nga komunikimi me specialistin e Drejtorisë së Rajonit Jugor Gjirokastër, mësojmë pas punës së kryer nga kontraktori për pastrimin e aksit dhe për hedhjen e kripës, tani qarkullimi në aksin Vlorë - Palasë kryhet pa zinxhirë.
Vazhdon puna për pastrimin e akseve Tepelenë - Gjirokastër dhe Gjirokastër - Kakavijë, të cilat vazhdojnë të qarkullohen me zinxhirë. Po ashtu vazhdon puna edhe në Përmet - Çarshovë - 3 Urat, ku trashësia e borës ka arritur 35 cm.
Në Qafë Muzinë po punohet për pastrimin e aksit. Momentalisht kalohet akoma me zinxhirë”.
Ndërkohë mësohet se të gjithë kontraktorët që mbulojnë me kontrata mirëmbajtje akset rrugore, janë në gadishmëri nuk ka probleme ne qarkullimin. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në akset ku ka prezencë bore ose ngricash, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll