Çfarë po ndodh me koalicionin PS-LSI?!

Jan 11, 2017

Në koalicioni i majtë, edhe pse i kanë qëndruar marrëveshjes së 1 prillit 2013, nuk kanë munguar “thumbat” apo kundërshtirtë mes tyre. Disa çështje kanë ndarë në qëndrime dy partitë më të mëdha në koalicion, e së fundi është propozimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kodin Zgjedhor për lista të hapura, e që është hedhur poshtë nga Partia Socialiste. Ndërsa këtë të mërkurë është Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ai që shigjeton aleatin kryesor në qeveri, Partinë Socialiste. Nëpërmjet një statusi në Twitter Ministri Manjani thumboi qeverinë për lënien në harresë të “Ditës së Republikës”, që është pikërisht 11 janari.
Statusi i Manjanit në Twitter:
“Shumë i çuditshëm ky “injorim” i vazhdueshëm i ditës së Republikës. Komunistët nuk ishin të vetmit themelues të saj”.

Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll