Zgjedhje 2017

    Ali Ahmeti negociator i bisedimeve për formimin e qeverisë së re [Video]

    Jan 11, 2017

    Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti do të jetë negociator kryesorë në bisedimet që do të zhvillohen me partitë maqedonase për formimin e Qeverisë së re. TetovaSot duke ju referuar burimeve të saj brenda partisë BDI, shkruan se Ahmeti do të shoqërohet edhe nga përfaqësues të tjerë të partive shqiptare gjatë bisedimeve. Më herët kreu i BDI ka bërë të ditur se nuk do të bëhet pjesë e koaliconit për formimin e qeverisë së re, nëse nuk merren parasysh kërkesat e platformës së përbashkët mes partive shqiptare. Ndërkohë LSDM-ja ka bërë thirrje sërish që asnjë parti të mos formojë qeveri me VMRO-DPMNE-në. Pak ditë më parë Nikolla Gruevski mori mandatin nga presidenti Gjorgje Ivanov për të formuar qeverinë. Nëse ai nuk arrin ta bëjë këtë, Maqedonia rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje.

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll