Zgjedhje 2017

    Trump e pranon: Rusia qëndron pas sulmeve kibernetike

    Jan 11, 2017

    Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka mbajtur sot konferencën e parë që pas fitores në garën presidenciale. Ai ka komentuar shkurt disa prej çështjeve më të rëndëisishme në SHBA si dhe nuk mund të mos përmendte edhe sulmet kibernetike shumë të përfolura.
    “Mendoj se ishte Rusia”, deklaroi shkurtimisht Trump para gazetarëve.
    Ai tha më tej se Rusia nuk ishte i vetmi vend që ka ndërhyrë me hakera në SHBA. Ai akuzoi demokratët se nuk kanë marrë masat e nevojshme për parandalimin e sulmeve të tilla kibernetike, transmeton javaneës.
    Për demokratët ndërhyrja ruse nëpërmjet hakerave ndryshoi rrjedhën e fushatës, duke bërë që fitorja të anonte nga republikani Trump. Por ky i fundit kurrë nuk ka pranuar se hakerat kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
    Ai shtoi se në Rusi nuk ka ansjë biznes apo marrëveshje tregtare ndërsa tha se nuk e di se se me Putinin do ia kalojë mirë, por nëse do ndodhte, atëherë do të ishte diçka e mirë.

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll