Nikolla i kundërpërgjigjet Kryemadhit: Sulmet e tua, vetëm për disa vota më shumë! [FOTO]

Mar 18, 2017

Vazhdojnë tensionet dhe përplasjet mes PS dhe LSI.

Këtë herë radhën e kishin zonjat e politikës, Lindita Nikolla dhe Monika Kryemadhi. Ministrja e Arsimit nuk u ka rënë shumë rrotull fjalëve në statusin e saj drejtuar zonjës Kryemadhi. Madje ajo është treguar shumë e drejtpërdrejtë, në një status që më shumë se një i tillë, është një letër publike drejtuar deputetes së LSI. Nikolla, e cila duket e habitur nga deklaratat qortuese të Kryemadhit, i ka kërkuar asaj që të mos “cënojë arritjet e padiskutueshme për disa vota më shumë më 18 qershor”. Jo vetëm kaq, por theksoi edhe kontributin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta si për të vënë në dukje se gjithçka është arritur në bashkëpunim me LSI. Kjo letër publike vjen si kundërpërgjigje ndaj deputetes së LSI, e cila gjatë ditës së sotme kishte kërkuar që të mos përsëriteshin të njëjtat gabime në Maturën Shtetërore si vitin e kaluar.  

nikollapergjigjet.png

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll