Së shpejti një serial i ri shqiptar. Në role dhe këngëtare e moderatore…[Video\FOTO]

Mar 30, 2017

Emra të njohur të kinematografisë shqiptare bëhen bashkë në një serial ndryshe. “Ti mund të më quash Xhon” është titulli i serialit që do të transmetohet së shpejti, me 5 seri.
Ai do transmetohet në Radio Televizionin Shqiptar dhe vjen me regji të Dionis dhe Klajdi Papadhimtri, ndërsa trajton konflikte sociale dhe ekonomike mbi jetën aktuale në Shqipëri.
Në qendër të filmit është dashuria mes dy të rinjve, Xhonit dhe Lornës, që nuk pranohet nga familja e vajzës për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike së familjes së djalit. Kjo është zanafilla e konflikteve që shtohen më pas. Në serial do të luajnë Ermira Gjata ,Gëzim Rudi, Arben Derhemi, Gent Kame, etj.
Emrave të mëdhenj u janë bashkuar dhe të rinj, si moderatorja Nevina Shtylla, e cila ka dhe rolin kryesor, por edhe moderatorja Eva Murati.
Ajo që habit është në serial një rol i është dhënë dhe këngëtares Rovena Dilo, e cila është në rolin e mamasë së vajzës, Lornës.

fillllm.jpg

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll