Informacione të reja nga vrasja në Durrës e Arapit

Apr 12, 2017

Mbrëmjen e shkuar në Durrës, humbi jetën 58-vjeçari Agim Arapi, i cili prej pak ditësh kishte marrë me qira një market.
Bëhet e ditur se pronari i marketit ishte konfliktuar fillimisht me tre persona, që banonin në të njëjtin pallat ku ishte hapur marketi, për çështjen e pronësisë së marketit.
Mendohet se do të jenë pamjet filmike të një kamere sigurie të marketit, që do të hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë. Pamjet janë konfiskuar tashmë nga grupi hetimor. Por tre autorët e dyshuar fillimisht kishin bërë sherr me gruan e Agim Arapit. Më pas në sherr është përfshirë edhe vetë ai.
Dy vëllezërit Kujtim Ekonomi dhe Kostandin Ekonomi si dhe Jurgen Kurti, dhëndrri i Kostandinit, por dihet që ata janë konfliktuar me grushte e shkelma me 58-vjeçarin, ndërsa janë thyer gota e shishe qelqi në market. Gjithçka duket se ka nisur për tubin e ajrimit të picerisë, që fillimisht ishte rënë që të kalonte nëpër pallat dhe të paguheshin 130 mijë lekë të vjetra në muaj si qira. Por vëllezërit Ekonomi kishin hapur 1 muaj më parë një piceri të re.
Gjithashtu një fakt tjetër është se një nga vëllezërit Ekonomi është fiksuar nga kamerat e sigurisë së marketit teksa mbante edhe një thikë në dorë, por nuk dihet nëse ai ka qëlluar mbi viktimën me thikë, apo ky i fundit që vuante edhe nga zemra, ka humbur ndjenjat pas goditjeve me sende të forta.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll