Zgjedhje 2017

    Kryeprokurori dhe Ministri Vasili takim urgjent për drogën dhe krimin [VIDEO]

    Apr 21, 2017

    Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në një takim me Ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili ka ngritur problemet e mprehta në vend si droga dhe krimi.
    Sipas Llallës problem më i madhe është niveli i ulët i zbulueshmërisë së autorëve të  kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dhe asgjesimi i saj. Ndaj për këtë arsye ka ai thënë se prokurorët duhet të jenë prezent kur lëndët nakotike të asgjesohen.
    “Problem, mbetet mënyra e administrimit të provave materiale. Sidomos në rastin e lëndës narkotike, çdo ditë del që kapen lëndë narkotike dhe asgjësohen, por ka një përjashtim të prokurorëve gjatë asgjësimit. Asgjësohen provat materiale jo në rrugën ligjore, pasi përjashtohen prokurorët. Prokurorët nuk duhet të përjashtohen, por të përfshihen në këtë procedurë kaq të rëndësishmne të hetimeve,” shtoi Llalla.
    Ndërsa Vasili ishte i qartë kur tha se ligjore është që prokurorët dtë jenë prezent në të gjitha ngjarjet. Ministri shtoi se dhe Qeveria duhet të jetë e pakursyer për fondet që vë në dispozicion për hetimin e trafikut të lëndëve narkotike e se duhen ashpërsuar politikat penale për grupet e strukturuara kriminale që trafikojnë kanabis.

    Mësoni më shumë duke ndjekur lajmin e IN News...

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll