Zgjedhje 2017

    Falimenti i “të vegjëlve”, 38% e biznesve kanë marrë hua dhe nuk e shlyejnë dot

    Apr 21, 2017

    Situata e veshtirë me të cilën po përballen bizneset e vogla të gjendur në konkurrencën e tregut po i detyronë të shpallin falimentin.

    Sipas një analize të fundit nga banka e Shqipërisë për stabilitetin ekonomik në vend, ndërmarrjet e vogla po pësojnë rënie të nivelit të shitjeve dhe borxhi qe kanë marre po vijon t`u rritet.
    Rreth 38% e bizneseve të vogla kanë deklaruar se kanë një huamarrje në monedhë vendase të cilën po hasin vështirësi në shlyerje. Ne fund dhjetra prej tyre dorezohen dhe mbyllin aktivitetin. Shpesh kjo ndodh edhe gjate vitit te pare te jetes se sipermarrjes.
    Por situata paraqitet më pozitive për bizneset e mesme dhe të mëdha të cilat kanë vlerësuar një rritje të shitjeve dhe rezultateve financiare përgjatë vitit 2016.
    Bankat mbetet ende burim kryesorë për marrjen e huave për të tre kategoritë e bizneseve, ku rreth 96% e ndërmarrjeve huamarrës deklarojnë se e kanë siguruar huanë nga sektori bankar dhe kjo peshë është rritur gjatë këtij vit krahasuar me të njëjtën periudhën të vitit të kaluar. Nga te dhenat e bankes se Shqiperise gjysma e bizneseve raportojne se kane marre hua ne pese vitet e fundit, per te vijuar punen ose per te zgjeruar aktivitetin e tyre.

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll