Zgjedhje 2017

    Mark Frroku i pafajshëm për vrasjen, por fajtor për...

    Apr 21, 2017

    Ish- deputeti Mark Frroku është shpallur ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës i pafajshëm për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë në 1999 dhe fajtor për akuzën e pastrimit të parave dhe fshehje të pasurisë duke dhënë dënimin e me 7 vite e 6 muaj burg.

    Pas mbylljes së seancës gjyqësore, avokatët e Frrokut u shprehën se gjykata nuk ka vepruar drejt për kryerjen e aktit të ekspertimit.

    “Ne i kemi paraqitur të gjitha provat në Shkallë të Parë dhe mendojmë se në Apel do ta zhbëjmë këtë pjesë të vendimit. Gjykata nuk ka vepruar drejtë për kryerjen e aktit të ekspertimit”, thanë Meçe dhe Prendi.

    Teksa u pyetën në lidhje me faktin se a e cilësojnë ata fitore heqjen e akuzave që rëndonin ndaj Frrokut për vrasjen e në Belgjikë, avokatët u shprehën se gjithçka ishte ndërtuar mbi thashetheme.
    “Padiskutim që po. Ishte ndërtuar akuzë mbi thashetheme”, theksuan ata.

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll