Udhëtim me avion elektrik. Çmimet të krahasueshme me ato të taksive [VIDEO]

Apr 21, 2017

Prodhohet aeroplani i thjeshtë elektrik që mund të kryejë ngritjen dhe uljen vertikale. Kjo lejon që ai të fluturojë për gati 200 milje me një shpejtësi maksimale mbi 180 milje në orë. Dizajni 100 për qind elektrik i Lilium Jet e bën atë shumë më efikas se avioni tipik. Kompania Lilium zbulon se tashme i ka përfunduar me sukses testet e fluturimit për avionin elektrik me dy vende. Sipas kompanisë prodhuese, avioni mbështetet në 36 motorë fuqie, dhe krahët ngrihen nga 12 fletë lëvizëse. Meqë mund të ngrihet dhe të ulet vertikalisht, ai ka nevojë vetëm për një hapësirë të vogël për  t`u ulur, ose në një ndërtesë, por nuk ka nevojë për një pistë të gjatë. Bazuar në efikasitetin e tij dhe kërkesat minimale të infrastrukturës, kompania thotë se ky dizajn mund të bëjë fluturime që janë të krahasueshme në çmim me një taksi tipike. Një udhëtim me një avion të tillë do të ishte pesë herë më i shpejtë se ai me makinë.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll