Harta e përdorimit të drogës. Shqiptarët prodhojnë tonelata për eksport [VIDEO]

Apr 21, 2017

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin ka bërë publike një hartë të konsumimit të kanabisit në botë. Hashashi në Shqipëri përdoret nga 1.8 për qind e popullsisë, duke u renditur ndër vendet me nivel të ulët konsumi. Pra të gjitha tonelatat e lëndës narkotike që prodhohen në vendin tonë, kanë synim eksportin. Kjo për shkak të çmimit të lartë me të cilën shitet në tregun e paligjshëm europian. Pothuajse në të njëjtat nivele janë edhe fqinjët tanë, Mali i Zi me 1.9 për qind , Serbia me 1.6 për qind  , Greqia me 1.7 për qind  ndërkohë që niveli më i ulët në rajon regjistrohet në Maqedoni ku kanabis konsumohet vetëm nga 0.63 për qind e popullsisë. Kryesimin e listës për konsumin e hashashit nuk e merr Holanda ajo eshte e 20-ta, edhe pse është e njohur për legalizimin e tij dhe dyqanet ku ai mund të pihet lirisht. Duke ju referuar të dhënave zyrtare vendi me dashurinë më të madhe për marijuanën është Islanda. Të dhënat tregojnë se kjo drogë përdoret nga 18.3 për qind e popullsisë Islandeze të moshës (15-64 vjeç). SHBA renditet e dyta në listë me 16.2 për qind dhe Nigeria në vend të tretë me  14.3 për qind. Ndërkohë çudit Italia e cila është në vendin e 12 me 9.2 për qind të popullsisë që konsumojnë kanabis.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll