Kapet 1 kg heroinë tek “Myslym Shyri”, në pranga 3 persona

Apr 21, 2017

Tre persona që shpërndanin drogë në kryeqytet ranë në pranga të policisë. Gjatë ndalimit të kryer mesditën e së premtes në rrugën “Myslym Shyri, policia sekuestroi 1 kg heroinë që personat posedonin me vete . Policia i ka pikasur të rinjtë, por ata kanë tentuar të largohen me makina. Sipas njoftimit, të dyshuarit si shpërndarës droge kanë tentuar të largohen nga vendngjarja, por prej shpejtësisë së madhe me të cilën lëvizte mjeti janë përplasur. Policia është vënë në ndjekje të tyre, duke i arrestuar. Ende nuk dihen emrat e të ndaluarve. Mësohet se për të neutralizuar personat, policia ka qëlluar me armë në ajër. Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll