Zbardhet vrasja në lokalin e natës në Vlorë. Arrestohet një nga autorët, 2 në kërkim

Apr 21, 2017

Policia ka zbardhur ngjarjen e plotë të vrasjes që ndodhi një natë më parë në një lokal muzike në “Ujin e Ftohtë”. Më datë 20.04.2017, rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e njw lokali nate në lagjen “Ujë i ftohtë”, është qëlluar me armë zjarri tip Pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur edhe 3 shtetas të tjerë:

1-  F.H., 28 vjeç, ndodhet në Spitalin e Vlorës (punonte si muzikant).      
2-  A.L., 26 vjeçe, ndodhet në Spitalin e Vlorës (kliente në lokal).              
3-  A.Ll., 33 vjeç, ndodhet në Spitalin e Tiranës (punonte si kamarier në lokal).

Të tre, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Pas një pune hetimore intensive, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet përgjatë gjithë natës, Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në një banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë” pranë vendit të quajtur “7 pallatet” në orët e para të mëngjesit të sotëm (06:00) e shtetasit:

– Gani Tozaj, 19 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë.

Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim shtetasit:            
1-  A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.  
2- E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.          
Dyshohet se konflikti ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta.

Në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri Pistoletë të llojit “Revolver-Magnum”,    
– 15 gëzhoja fishekësh.

Vazhdojnë hetimet me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të shpallur në kërkim.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll