Analistë: “Fajtor”, Lulzim Basha apo kritikët ndaj tij? [VIDEO]

May 02, 2017

Akuza publike e 3 deputetëve të PD kundër lidershpit Lulzim Basha kaloi në “skaner” të analistëve më në zë në vend. Si e kanë parë ata qëndrimin e Topallit, Selamit dhe Bregut.
Artan Fuga:
“Pse mbretër janë, që lindin mbretër dhe vdesin mbretër.
Ikni në punën tuaj! Mjaft! Falënderime për aq sa keni bërë.
Mësojuni të jeni në opozitë dhe pa qenë në karrige deputetësh. Nuk është pronë posti i deputetit. As profesion. As i trashëgueshëm nga i ati te biri, nga biri të stërbiri”.
Mero Baze:
“I vetmi kryetar i një partie evropiane, që po refuzon udhëheqësit e Evropës, është sot Lulzim Basha. Kur Lulzim Basha po refuzon hapur çdo standard perëndimor dhe çdo kënd që identifikohet me Perëndimin në PD, nuk është çudi që nesër të përballet me qëndrime të padëgjuara ndonjëherë ndaj ndonjë lideri shqiptar nga Brukseli dhe Uashingtoni”.
Desada Metaj:
“Unë nuk dua të besoj që zonja Topalli ka sinkronizuar qëndrimin e sotëm të saj me ato të Bregut dhe Selamit. Dhe jo vetëm sepse i përkasin shkollave të ndryshme politike, por edhe për faktin e thjeshtë që ish nënkryetarja e PD-së nuk do pranonte kurrë të përdorej nga segmente të mazhorancës apo dhe të PD-së për të sulmuar lidershipin e opozitës”.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll