Dita e Europës, Meta mesazhe për PS dhe PD [VIDEO]

May 09, 2017

Në ditë e Europës, Ilir Meta ka bërë një thirrje për PS dhe PD duke thënë se asnjëherë nuk është vonë, që palët të gjejnë një zgjidhje të përgjegjshme. Madje ai shtoi se është momenti të lihet mënjanë egoizmi dhe të nisë dialogu pa arogancë.
“Vendit tonë i duhet më tepër përgjegjshmëri dhe jo egoizëm, më tepër dialog e më pak arrogancë, më shumë qetësi, stabilitet, investime dhe natyrisht mundësi punësimi e barazi sociale, duke vendosur interesat e vendit dhe të ardhmen europiane si prioritet i axhendave politike. Asnjëherë nuk është vonë të gjejmë zgjidhjen e përgjegjshme. Nuk do të rresht kurrë përpjekjet e mia për dialog dhe kompromis,” tha Meta.

Meta foli dhe për brezin e ri duke thënë se në legjislaturën e ardhshme duhet të ketë më shumë të rinj. Në mbyllje të aktivitetit Dyert e Hapura për Rininë, të organizuar nga Minisitria e  Integrimit u ftuan qytetarët që të shohin ambjentet ku zhvillohen sencat plenare.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll