Zgjedhje 2017

    Gjimnazi Çajupi nderon më çertifikatë mirënjohjeje nxënësen Blerta Pepa [FOTO\VIDEO]

    May 17, 2017

    E larguar, por e paharruar.

    I tillë do të mbetet kujtimi i 16 vjeçares së talentuar Blerta Pepa, e cila u nda tragjikisht nga jeta ditën e djeshme. Gjimnazi në të cilin e reja e talentuar në fushën e muzikës ndiqte studimet ka ndërmarrë një hap për të nderuar vajzën që përfaqësoi denjësisht emrin e kësaj shkolle të mesme në Tirana Art Fest. Gjimnazi Andon Zako Çajupi i ka bërë homazh nxënëses së tij me një çertifikatë mirënjohjeje, “për kontributin artistik në fushën e këngës, në shkollën Andon Zako Çajupi gjatë vitit shkollor 2016-2017”. Kështu kujtimi i saj do të përjetësohet jo vetëm në memorien e familjes dhe shoqërisë që u trondit nga kjo humbje e parakohshme e një vajze të re dhe artisteje të ardhshme, por edhe në kujtesën e shkollës dhe nxënësve të saj që humbën jo vetëm një bashkëmoshatare të talentuar, por çfarë është më e rëndësishmja, një shoqe.

    cajupi2.jpg

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll