Peleshi: Marrëveshja Rama – Basha i jep fund tranzicionit 27 vjeçar

May 19, 2017

Niko Peleshi është një tjetër emër që i largohet kabinetit qeveritar pas nënshkrimit të marrëveshjes Rama - Basha, një ditë më parë. Në reagimin e parë publik nëpërmjet rrjetit social facebook, numri dy i qeverisë Niko Peleshi, e cilëson marrëveshjen një faqe të re për Shqipërinë dhe politikën shqiptare.
Peleshi thotë se dje u hoq vija e kuqe qe ndan interesat e partive nga interesi afatgjatë i vendit.
Niko Peleshi në facebook:
“Sot është një ditë e re për Shqipërinë. Dje u kthye faqja e tranzicionit të stërgjatë dhe një faqe ere fillon të shkruhet nga sot në historinë e Shqipërisë. Kriza u kapërcye me impenjimin e ndërkombëtareve, por marrëveshja politike për Shqipërinë e re u arrit me iniciativën dhe guximin e Edi Ramës. Dje u hoq vija e kuqe qe ndan interesat e partive nga interesi afatgjatë i vendit. Ndaj sot i fituar është edhe Lulzim Basha dhe Partia Demokratike.
Kjo marrëveshje krijoi parakushtet dhe modelin se si për çështjet të mëdha politika duhet të jetë bashkë. Sepse çështjet tona të mëdha nuk janë ideologjike por logjike, nuk janë të partive tona , por të Shqipërisë. Drejtësia, integrimi, pronat, legalizimet, zhvillimi i territorit, decentralizimi, administrata publike, arsimi kanë vuajtur nga mungesa e konsensusit politik dhe qasja elektorale. Do të kemi më në fund zgjedhje të pakontestuara dhe të njohura në ditën e parë te numërimit. Do të shkojmë në fushatën zgjedhore jo për të garuar me akuza por me alternativa. Do të premtojmë më të mirën afatgjatë, jo më të lirën afatshkurtër.
Edi Rama tregoi pjekurinë e një lideri që është në politikë për të lënë shenjen e vet transformuese në historinë e Shqipërisë, e cila është më e rëndësishme se pushteti. Falënderim i përzemërt për të gjithë socialistët dhe shqiptarët që janë forca e vërtete e ndryshimit. Mirënjohje për të gjithë ata që bashkuan forcat me mua për të dhënë përulësisht një kontribut modest për Shqipërinë e re. Punë më të mëdha dhe më të bukura na presin. Optimist për të nesërmen”.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll