Gjinushi denoncon marrëveshjen Rama-Basha: Data 25 qershor është antiligjore

May 19, 2017

Marrëveshja nuk është pritur mirë nga partitë e majta.

Në rast se në radhën e PS, personat që lanë postet si zëvendëskryeministri Niko Peleshi, u shprehën të lumtur për arritjen e marrëveshjes, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për të gjithë partitë e majta. Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi është shprehur kundër kësaj marrëveshje duke deklaruar se ajo doli jashtë qëllimeve. Ai ka folur në emisionin “45 minuta” në Report TV, ku tha se opozita këmbënguli për qëllime të lira, ndërsa marrëveshja që arriti ishte antiligjore.

Gjinushi tha: "Sot jemi në prag të hapjes së negociatave dhe këto zgjedhje duhet të ishin më të padiskutueshme dhe të gjithë prisnin cilësinë më të mirë, për të prëmirësuar standardet. Ta bësh këtë me antiligj, është e pafalshme. Marrëveshja nuk është e legjitimuar, pasi çdo marrëveshje duhet kthyer në bazë ligjore".

Gjithashtu kërkoi nga Presidenti i Republikës të mos dekretonte datën e dakordësuar nga maxhoranca dhe opozita, duke thënë se këtë gjë do të bënte pot ë ishte në vend të Presidentit Nishani.

"Po të isha, s'do e dekretoja. Si rregull data vendoset 9 muaj para zgjedhjeve. Tani këtu kemi ecur pas, që do të thotë se dhe me afatet do ecësh pas, pra të krijosh 42 ditëshin e regjistrimit të kandidatëve. Para datës 9 ai nuk mund të shpallë datë zgjedhjesh të ligjshme. Kemi bërë lloj lloj zgjedhjesh dhe janë justifikuar me marrëveshje politke edhe Dushuku e disa deformime që i kanë kushtuar Shqipërisë. Sot jemi në prag të hapjes së negociatave dhe këto zgjedhje duhet të ishin më të padiskutueshme dhe të gjithë prisnin cilësinë më të mirë, për të përmirësuar standardet. Ta bësh këtë me antiligj, është e pafalshme. Marrëveshja nuk është e legjitimuar, pasi çdo marrëveshje duhet kthyer në bazë ligjore", ishin fjalët e tij.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll