Flet Meta: Ja pse shkova të takoj Berishën ditën e marrëveshjes

May 19, 2017

Në intervistën e tij për Arjan Çanin në “Zonë e Lirë”, Presidenti i ardhshëm ka folur edhe për një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit.

Para dy ditësh, kur Rama dhe Basha u ulën në kryesinë e kuvendit për të arritur marrëveshjen, Meta nxitoi që të takonte liderin historik të së djathtës shqiptare, ish kryministrin Sali Berisha. Ai tregon ndërkohë që ishte nisur për të ngrënë një drekë pune me bashkëpunëtorët e LSI, ka ndaluar që të pijë edhe një kafe në të njëjtin pallat me “doktorin”. Nuk ka pasur kërkesa specifike kundrejt Berishës, por thjesht një takim i zakonshëm me një person të cilin e ka “pikë të dobët”, siç është shprehur vazhdimisht. Meta tregon se e ka falenderuar për rolin e tij pozitiv, ndërkohë që nuk ka ngurruar as të thumbojë kryetarin actual të PD Lulzim Bashën, duke thënë se “doktori është i përgjegjshëm, pasi nuk ka bojkotuar ndonjëherë”.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll