Shqiptarët të varfër! Të parët për konsumim të bukës në Europë, po cilësia…[VIDEO]

Jul 14, 2017

Një fakt i ri ku sërisht shqiptarët rezultojnë më të varfër se 10 vite më parë madje dhe të parët në Europë është publikuar nga Eurostat. E kjo lidhet me konsumimin masiv të mjellit dhe bukës. Shqipëria, një nga shtetet me të ardhurat më të ulëta të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre po dhe cilësia e saj lë për të dëshiruar.
Shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto ishin 4.9% e më të lartat në Europë. Në 2007-n, viti më i hershëm kur i raporton të dhënat INSTAT, kjo përqindje ishte 4.4, pra mund të themi me siguri se jemi varfëruar më shumë.
Shteti i dytë pas nesh është Mali i Zi, me 3.9% të PBB-së si shpenzime për bukë dhe drithëra, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia. Listën e vijon sërish një vend i Ballkanit Perëndimor, Serbia, me 2.7%. Edhe Greqia, ndonëse një vend në Bashkimin Europian, shpenzon po sa Serbia.
Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate për shenzime për drithra e bukë është 3.3% e PBB-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.1% e 28 vendeve të Bashkimit Europian.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll