Aksident i rëndë në Lezhë, humbet jetën 1 person

Jul 17, 2017

Një aksident i trefishtë i mori jetën 1 personi ndërsa 6 të tjerë janë lënduar rëndë. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës në kryqëzimin e Blinishtit në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Viktima është një shtetas kosovar, 39 vjeç, që udhëtonte në autoveturën tip “Volkswagen Polo” dhe që u përplas me mjetin tip “Audi” me targa të Shkodrës.
Në aksident u përshi edhe një mjet tjetër tip “Mercedez”. Të plagosurit u transportuan në spitalin e Lezhës, ndërsa një prej tyre që ishte në gjendje më të rëndë u transportua me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për këtë aksident, ndërsa paraprakisht mësohet se shpejtësia tej normave të lejuara në këtë segment rrugor dhe mos respektimi i dhënies së përparësisë në lëvizje mund të jenë shkaktarë.

Ndërkohë, pasditen e së dielës është shënuar edhe një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari në aksin Gjirokastër-Kakavijë, pranë Dervicanit.

I moshuari është përplasur nga një automjet, i cili më pas është larguar nga vendngjarja. Policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për identifikimin dhe ndalimin e autorit të kësaj ngjarje.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll