Humb jetën 38 vjeçari, pati kontakt me energjinë elektrike

Jul 17, 2017

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të ditës së sotme. Një 38 vjeçar ka humbur jetën në banesën e tij pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sipas të dhënave të para të uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth 1:00 në lagjen “Ujë i ftohtë” të qytetit të Vlorës. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia pasi i ndjeri F.L ka ndërhyrë në kabull elektrik. Po kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll