Atentat në Tiranë. Ja ngjarja

Jul 17, 2017

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet kanë tronditur banorët dhe kalimtarët në Rrugën e Dibrës. Ka qenë Policia e Tiranës ka njoftuar për një plagosje në Rrugën e Dibrës. Sipas uniformave blu shënjestra e atentatit ka qenë një 28 vjeçar me inicialet V.K.
Policia ka bërë të ditur gjithashtu që nga informacionet e para të mbledhura nga vendi i ngjarjes rezulton se autori i plagosjes është një person rreth 160 cm i gjatë i veshur me të bardha. Ndërkohë janë ngritur postblloqe në të gjithë hyrjet dhe daljet e kryeqytetit.
Deklarata e policisë.
“Më datë 17.07.2017, rreth orës 09:30, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë, në rrugën e Dibrës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga hetimet dhe verifikimet paraprake është plagosur me armë zjarri shtetasi V.K., 28 vjeç .
Sipas të dhënave paraprake 28 vjeçari është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me të bardha, rreth 1 e 60 i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi i plagosur është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodh ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit.
Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit/ ve dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll