Call - center po kthehen në qëndra të investimeve në bursë. Po ligji?[VIDEO]

Jul 17, 2017

Pas ligjit të qeverisë italiane, që nuk lejon më kompanitë call center të operojnë në vende që s’janë anëtare të BE këto biznese po gjejnë rrugë të reja për të mbijetura, së fundmi ato po funksionojnë si qendra të investimit në bursë. Edhe pse këto kompani janë të regjistuara ende si call – center e quajnë veten institucion financiar. Këto kompani kanë nisur të punësojnë të rinj që njohin gjuhë të huaja kryesisht italisht. Tani operatorët marrin në telefon qytetarët italianë dhe përpiqen t’i bindin të investojnë në platforma online tregtimi apo në aktivitetet e kursit të këmbimit. Mësohet se një pjesë e kompanive të vogla të mbyllura i kanë transferuar punonjësit në sipërmarrje të tilla.
Po a janë legale këto kompani? Kompanitë shfrytëzojnë hapësirat në ligj për të ushtruar aktivitetin e gjurmimi dhe hetimi i këtyre kompanive është i vështirë, pasi në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit këta operatorë në përshkrimin e aktivitetit tregojnë se merren me promovimin e shërbimeve dhe produkteve, por në fakt bëhet fjalë për shërbime dhe produkte financiare, tregtimi i të cilave mbikëqyret nga rregullatorët.
Ndaj Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, po heton në lidhje me lighshmërinë e tyre, pasi rritja e rolit parandalues ndaj shoqërive që promovojnë platformat e tregtimit online, mbetet një nga objektivat e punës së AMF.
Në këtë proces, Autoriteti po kërkon vëmendje më të madhe dhe nga institucionet shtetërore ligjzbatuese në drejtim të parandalimit të skemave dhe fenomeneve të paligjshme.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll